Shkolla e mesme në Bujanoc përzgjedh ofertuesin për lëndë djegëse
Në shkollën e mesme "Sezai Surroi" në Bujanoc janë bërë të gjitha përgatitjet për stinën e dimrit sa i përket ngrohjes së shkollës.Drejtori i këtij institucioni arsimorë , Zejni Fejzullahu për portalin Titulli.com tha se janë bërë të gjitha përgatitjet për stinën e dimrit dhe se është zgjedhur ofertuesi.
“Sa i përket ngrohjes dhe sigurimit të materialit djegës për ngrohjen e objektit shkollor është shpall prokurimi publik në portalin për prokurime. Është përzgjedhur ofertuesi më i lirë i cili duhet të furnizojë shkollën me lëndë djegëse Mazut”, theksoi Fejzullahu.
ai u shpreh se derri më tani asnjëherë nuk kanë pasur problem me ngrohjen e objektit shkollor dhe se nxehja qendrore do të funksionojë mirë për nxënësit e shkollës.
Në shkollën e mesme “Sezai Surroi” në vitin shkollorë 2017/2018 vijojnë mësimet 1023 nxënës./Titulli.com/