Shkoi Rama, mbeti drama
Lokale

Shkoi Rama, mbeti drama

12.Nov.2014 20:39
0
Kryeministri, Edi Rama, sot filloi të merret me punët e tij dhe hallet e përditshme të rreth katër milionë qytetarëve të Shqipërisë. Qëndrimi i tij për më pak se dy orë në Preshevë përveç një fjalimi realist pati edhe simbolikën e tij historike.

Shkruan: Jeton Ismaili

Por, kjo vizitë,  si duket emocionoi tej mase disa nga liderët provincial të Luginës të cilët filluan t’i mbushin bateritë e tyre gati të harxhuara  dhe nga entuziazmi rifilluan deklarimet turbo-folklor-patriotike.

Madje, pa kaluar mirë data 11-të, ata kërkuan bashkim me Kosovën me arsytim se Vuçiqi po na urrenë. Nga ana tjetër, ky i fundit, nga Beogradi dërgoi një porosi për këta politikanë. Ai i luti që të kenë pak durim, dhe se kërkesa e tyre do të bëhet realitet në prag të Vitit të Ri, dhe se këtë do ta realizoj me siguri ardhja e babadimrit.

Përveç anës komike, vizita Rama në Luginë pati edhe pjesën  serioze e cila vërtetë paraqet  një dramë me episode përçarëse.

“ Përvetësimi  i Ramës“

Pritja e kryeministri shqiptar nxorri në shesh përsëri ndasitë midis subjekteve dhe institucioneve në Luginë të përfaqësuara nga krerët e tyre, të cilat të paktën në këtë ditë nuk duhet të shiheshin.

Poshtë godinës së komunës Ramën po e prisnin pesë përfaqësues institucionesh, por mungonin disa të tjerë.

Shtrohet pyetja se, Rama  erdhi për të takuar vetëm përfaqësuesit e Preshevës apo në përgjithësi të Luginës. Nëse ka qenë kjo e dyta, atëherë a duhet të ishin në pritje edhe kryetari i KKSH-së dhe të paktën njëri nga deputetët ?

Por nëse vizita i’u ishte dedikuar vetëm Preshevës, atëherë shtohet pyetja se ç’kërkuan në pritje përfaqësuesit e institucioneve të Bujanocit ?

E nëse ata që e menduan kështu deshën të aryetohen se në pritje duhej qenë prezent vetëm përfaqësuesit e institucioneve lokale, atëherë lind edhe pyetja tjetër, pse mungoi prezenca e zv/kryetarit të Medvegjës, që poashtu është shqiptar ? A do të thotë kjo se ata që bënë një skenarë të këtillë Medvegjën nuk e shohin si pjesë rajonale të Luginës ?

Apo ndoshta ata që bënë skenarin angazhohen  për tkurrjen e sërishme të  vendbanimeve shqiptare të Luginës dhe në vizita tjera pritjet do të lokalizohen, psh, në nivel të bashkësive lokale të Zhunicës, Rahovicës e Konçulit ?

Marrë në përgjithësi, pritja e njëanshme e organizuar për Ramën në Preshevë ishte e dukshme  edhe nga avioni dhe se i dha një hije të keqe kësaj dite që patjetër do duhej mbetej e shënuar.

Madje organizatorët lokal nuk kishin fare haberë as për arritjen e saktë të Ramës në Preshevë, që dmth se u ka munguar komunikimi me delegacionin shqiptarë i cili ishte nisur nga Beogradi.

Si rezultat, pesë përfaqësuesit që dolën në pritje desh u mërdhinë për një orë të tërë, derisa arriti eskorta e Ramës.

Tallja me flamuj kombëtarë  dhe ngjashmëria me lapidarian

Fushata për zgjedhjet e KKSH-së solli shumë elemente të karakterit folklorik të disa liderëve provincial të Luginës, në radhë të parë për çështjen e flamurit për të cilin u trumbetua se nuk do të ketë kompromis. Bile, disa manipuluan edhe me kombëtaren shqiptare në futboll duke e parë si shembull se si mbrohet simboli.

Por, nuk kaluan shumë ditë dhe u demaskuan këto pallavra të parqitura në fushatë.

Një natë para vizitës së Ramës në Preshevë ishte angazhuar një ndërmarrje për të vendosur flamuj në shtyllat e këtij qyteti. Me t’u hetuar kjo gjë nga policia, aksioni ndërpritet, punëtorët e ndërmarrjes ndalohen, kurse që në mëngjes flamujt në tërësi hiqen.

Tani lind pyetja a arsyeshme , ku mbeti  trumbetimi i premtuesve? A  është flamuri aq copë e thjeshtë bezi sa për “  vë e heq “ ?

Logjikisht, flamujt do duheshin qëndruar derisa kryeministri Rama ta përfundoj vizitën, por ata që kishin “ urdhëruar “ që të vendosen si duket shpejt harruan se “ nuk ka kopromis “ ?

Historia na ka mësuar se kur flamuri vendoset për një mision, ai me çdo kusht edhe duhet mbrojtur. Por, edhe këtë punë organizatorët lokal nuk e kishin “ matur “ si duhet. Jo vetëm që flamujt u hoqën nga shtyllat por ata u “ harxhuan “ tërësisht edhe për sallën e kulturës ku Rama mbajti fjalimin, kurse në Kuvend, në vend të një shtize, një flamur ishte improvizuar duke u kapur me derë.

Në këtë punë jo të “ matur “ mirë, taksiratlinjët më të mëdhenj do të mbesin punëtorët e ndërmarrjes “ Rrufeja “, të cilët mesiguri i prêt procedura penale.

Çështja e flamujve të Preshevës është tërësisht e ngjashme me atë të lapidarit po të këtij qyteti.

Edhe për lapidarian u premtua me dhjetëra  e qindra herë se ai do të mbrohet, por kur  ai u hoq, ata që premtuan ose i gjeti në gjumë, ose kishin vajtur për vikend te dajët, tezet, apo diku tjetër.

Shikuar përgjithësisht, të gjitha këto trukime, organizime, premtime, atakime e mbrojtje bëhen nga disa drejtues institucionesh me paga jo më të ulëta se 100 mijë dinarë të buxhetit të Serbisë, dhe posa shkon Rama, hiqet lapidari apo flamujt, dhe posa jepen deklaratat turbo-patriotike, puna e tyre e zakonshme është “ Halo, dobar dan, izvinite, dali je tu gospodin ministar ili neko od savetnika“ ( Alo, mirëdita, më falni, a është aty ministri apo dikush nga këshilltarët )…

 

Autori është drejtor i Tv Spektri në Bujanoc. Ky shkrim është transmetuar në kuadër të emsionit Spektri Info të datës 12.11.2014

Përcillen në banesën e fundit trupat e pajetë të familjes preshevare (video)
LILP mirënjohëse ndaj kryeministrit Rama
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration