Shkarkohet drejtori i shtëpisë së shëndetit në Preshevë
Gjatë ditës së enjte Këshilltarët e Kuvendit Komunal në Preshevë u mblodhën për seancën e VI-të në të cilën u diskutuan pesë pika të rendit të ditës.Pika më kryesore në seancë dhe me e nxehta ishte ajo për shkarkimin dhe emërimin e drejtorit të ri në këtë institucion shëndetësor.
Siç raporton “Kjo është Presheva Jonë”, pas shumë debateve dhe kritikave që u thanë në foltoren e sallës së Kuvendit , propozimi u hodh në votim, me ç’rast me shumicë votash u shkarkua drejtori i shtëpisë së shëndetit Bujar Zylfiu.
Në vend të Zylfiut u emërua Mitat Sahiti me 24 vota të kuvendarëve, që i jep të drejtën të ushtrojë detyrën e drejtorit./Titulli.com/