Shifrat e gazetës "‘Danas":  Sa kosovarë nga Anamorava shkuan në Bujanoc për të votuar?
Lokale

Shifrat e gazetës "‘Danas": Sa kosovarë nga Anamorava shkuan në Bujanoc për të votuar?

03.Apr.2022 14:52
0

Sipas shifrave të publikuara nga media serbe Danas, deri në orën 11:00 më shumë se 2 mijë qytetarë nga Artana, Gjilani, Dardana e Vitia kanë shkuar në Bujanoc për të votuar.

Në Serbi, sot votohet për ta zgjedhur presidentin, Kuvendin dhe kryetarët e 14 qyteteve. 

Për të votuar në komunat e Luginës së Presheves, sipas raportimit të mediumit të pavarur serb “Danas”, kanë shkuar 30 autobusë nga rajoni i Anamoravës në Kosovë.

Sipas OSBE-s dhe vëzhguesve të tjerë, nuk ka ndodhur asnjë parregullsi gjatë votimit në qendrat e Bujanovcit.

Sipas këtij raportimi, 19.442 qytetarë nga katër komunat kosovarë kanë të drejtë vote në zgjedhjet e Serbisë.

Serbia nuk ka ndonjë metodë për votimin e shtetasve të saj jashtë vendit. Edhe qytetarë të komunave me shumicë serbe të Kosovës kanë udhëtuar me autobusë drejt 4 qendrave të caktuara në Serbi për të votuar. Kjo pasi Qeveria e Kosovës nuk ka lejuar që shteti fqinj të organizojë zgjedhje në territorin e Kosovës.

Këshilli i Bashkësisë Islame në Bujanoc shënoi fillimin e Ramazanit, pjesëmarrës edhe nga Kosova (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration