Shfaqja e regjisorit Ekrem Sopi, më e mira në Festivalin e Dibrës.
Lokale

Shfaqja e regjisorit Ekrem Sopi, më e mira në Festivalin e Dibrës.

30.Oct.2016 21:11
0
Regjisori Ekrem Sopi, shfaqja e të cilit ngadhënjeu në festivalin "Teatri Shqiptar në Maqedoni", në një intervistë për KultPlus, flet për çmimin, shfaqjen e tij dhe gjendjen kulturore në vend sipas këndvështrimit të tij.

“Jetë me qira”, e autorit Rafet Abazi e që erdhi nën regjinë e regjisorit Ekrem Sopi, mori trofeun e parë në festivalin “Teatri Shqiptar në Maqedoni”, i cili përfundoi mbrëmë edicionin e tij të 15-të në Dibër. Kjo shfaqje që doli të jetë më e mira, mori edhe një çmim tjetër që i takoi aktores Aurita Agushi, që ishte çmimi aktorja më e mirë në rolin dytësor. Pikërisht për këtë gjë, foli për KultPlus, regjisori Ekrem Sopi, i cili përveç të tjerash u shpreh i lumtur me këtë arritje.

“Po ndihem jashtëzakonisht mirë. Më së shumti më lumturon fitorja e Gjilanit dhe në veçanti e Teatrit të Gjilanit në këto kohë të vrazhda ku kultura e mirëfilltë nuk po gjen hapësirë për të thënë fjalën e vet”, nisi rrëfimin e tij regjisori Sopi.

Tashmë e dimë të gjithë gjendjen e Teatrit të Gjilanit. Pavarësisht kësaj, aktorët po punojnë bashkë me regjisorët duke sjellë kështu vlera të mirëfillta kulturore. Në lidhje me këtë gjë regjisori Ekrem Sopi, tha për KultPlus, se teatri ose më mirë thënë kultura në përgjithësi është pjesa më vitale e njeriut, e popullit.

“Shikojeni sa shumë e kemi anashkaluar kulturën po aq e kemi kaluar edhe vetën tonë. Thellë kemi sharruar si shoqëri ngase po sillemi si gllabërues, ka filluar të na vijë turp nga vetja. Është koha e veprave të mëdha artistike. Pres goditje të madhe artistike që të na i qelë sytë si shoqëri. Nëse doni ta dini ku është ferri pyeteni artistin, nëse nuk e gjeni atëherë veç jeni në ferr”, tha regjisori Sopi në lidhje me kulturën në përgjithësi.

Shfaqja ka një tekst real dhe imagjinativ, ngjarja e së cilit ndodhë në teatër, ku një regjisor i ri, pasi fillon të punojë shfaqjen, përballet me problemet politike si dhe problemet e brendshme të teatrit. Edhe pse regjisori mundohet ta ndryshojë tekstin dhe qasjen, duke ia përshtatur kërkesave të pakuptimta të autoriteteve që kanë ndikim në teatër, ai prapë se prapë nuk mundë ta qoj projektin deri në fund, pasi që atij i ndalohet shfaqja.

“Jetë me qira”, në kastën e aktorëve ka Gani Rrahmani, Alban Shahiqi, Aurita Agushi, Gyner Halili, Naser Zymberi, Avni Shkodra, Tringa Hasani, Safete Mustafa, Artan Selimi, Egzona Salihu, Rexhep Maloku dhe Jashar Shahiqi. Regjisori Sopi, u shpreh shumë i lumtur me këtë trupë siç e quajti aj fantastike.

Ai bëri të ditur se shfaqja do fillojë reprizat e saj, ndërsa planifikohet të shfaqet edhe në festivala të tjera./Sarandë Selimi/KultPlus.com/

Konkursi Ndërkombëtar i Fotografisë "PreFoto" në Preshevë, pjesëmarrës 70 fotograf nga gjithë bota
Magazini Shqip, programi më i ri në gjuhën shqipe në radio "Novi Sad"
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration