Sherifi: Nuk është dashur të bëhet ndërrimi i zonave në komunën e Bujanocit
Drejtori i drejtoratit të administratës tatimore lokale në Bujanoc, Zyqefli Sherifi në një intervistë për Titulli.com ka deklaruar se nuk ka qenë fare i njoftuar drejtorati që ai drejton sa i përket ndarjes së zonave në Bujanoc edhe pse sipas tij është përgjegjës për këtë gjë.
Ai më tej shton se nuk është dashur të bëhet zonifikimi pasi sipas tij nuk ka pasur ankesa për një gjë të tillë. Nëse nuk ka ankesa nga qytetarët për ndarjen e zonave atëherë nuk duhet edhe të bëhet ndarja në zona. Sherifi për Titulli.com deklaroi se ankesa nga tatim paguesit nuk ka pasur që nga viti 2008.
Sherifi thekson se ndarja e zonave është bërë as pa u konsultuar me drejtoratin e administratës tatimore lokale në Bujanoc.
“Sa i përket zonifikimit në komunën e Bujanocit ne si drejtorat i tatimeve jemi informuar nga portali Titulli.com që është bërë zonifikimi i ri, ne duhet të ishim ata që duhet ta kishim bërë zonifikimin komunën e Bujanocit edhe pse nuk është dashur të bëhet ndrrimi i zonave. Ndërrimi i zonave bëhet vetëm nëse, ne gjatë vitit i lëshojmë më tepër se 30 mijë aktvendime, çdo aktvendim tatimorët kanë të drejtë ankese. Tash nëse një obligues tatimorë është ankuar tek ne prej vitit 2008, asnjë obligues nuk është ankuar për shkak të zonifikimit, ne nuk kemi në evidencë. Pra me pak fjalë ne duhet të kemi arsyetim pse duhet bërë zona në bazë të ankesave, që ne nuk kemi asnjë ankesë që nga 2008-ta e këndej për zonat”, deklaron Sherifi.
Sherifi thekson se është dashur drejtoati i tatimeve të merreshe me këtë punë pasi e njeh rrethin dhe përcaktimin e tatimit në pronë dhe sipas tij janë të njoftuar shumë mirë me problematikën e zonave.
“Drejtorati përgjegjës sipas ligjit, pasi jemi ne si Drejtorat i Tatimeve punojmë me tatimin në pronë, këto zona dhe këto janë të përcaktuara për përcaktimin tatimit në pronë. Ne e dimë problematikën zonën dhe rrethin. Komuna e Bujanocit ka qenë deri tash kemi pasur dy zona, komuna e Bujanocit ka qenë e përbërë prej dy zonave. Zona e parë ka përfshi Bujanocin, zona e dytë ka përfshirë fshatrat Tërrnoci, Bilaçi, Levosova dhe Llapardinca. Më herët 2013-në është bërë në bazë të lidhjeve telefonike, do me thënë se këto fshatra kanë pas lidhje telefonike e kemi zonifiku me një zonë më të lartë, kurse zona e tretë ka qenë gjithë fshatrat e tjerë të komunës së Bujanocit” – deklaroi Sherifi.