Shënohet dita e shkollës së mesme “Sezai Surroi” (foto)
Lokale

Shënohet dita e shkollës së mesme “Sezai Surroi” (foto)

09.May.2014 15:55
0
Në shtëpinë e kulturës në Bujanoc me një program të begat kulturorë sot është shënuar dita e shkollës së vetme në gjuhën shqipe të arsimit të mesëm në këtë komunë. Qindra nxënës, mësimdhënës, veteran të arsimit, përfaqësues të pushtetit lokal dhe mysafirë nga rajoni sot morën pjesë në shënimin e ditës së shkollës “Sezai Surroi”. Programi u hap me intonimin e himnit të Evropës si dhe të kësaj vatre arsimore. Të pranishmit i përshëndeti udhëheqësi i shkollës Zejni Fejzullahu. “Sot kemi një ditë të madhe, festojmë ditën e shkollës përkatësisht 46 vjetorin e vendosjes së gurthemelit të shkollës së mesme në Tërnoc, apo 41 vjetori i pavarësimit të shkollës nga Gjimnazi ‘Skënderbeu’ në Preshevë”, u shpreh Fejzullahu. Ai foli për historikun e shkollës deri në ditët e sotme duke falënderuar të gjithë kontribuuesit e arsimit nga troje të ndryshme në avancimin e saj në këtë komunë. Sezai Surroi-2 “Kemi ndërtuar një objekt më modernë të kohës, i cili është më moderni jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë, duke iu falënderuar kryetarit të komunës zotri Nagip Arifit”, u shpreh drejtuesi i këtij institucioni arsimor. Fejzullahu me këtë rast kërkoi ndihmë nga ata që mund të ndihmojnë shkollën, e kurrsesi të e pengojnë atë. “I lusim të gjithë ata që kanë mundësi të na ndihmojnë, por njëkohësisht i lusim që ata që nuk kanë mundësi të na ndihmojnë së paku të mos na pengojnë në rrugëtimin tonë”, përfundoi Fejzullahu, raporton Titulli. Të pranishmit në këtë solemnitet i përshëndeti edhe motra e Sezai Surroit, Hadije Morina,  cila një kohë ka qenë ndihmës ministre e Arsimit në Qeverinë e Serbisë, me çrast ka ndihmuar pavarësimin e shkollës në Bujanoc. “Së pari desha të falënderohem për thirrjen që sot të marrë pjesë në ditën e shkollës që e mban emrin e vëllaut tim, së bashku me ju të ndajmë kujtimin për rezultatet që kemi arritur në punë, në mësim e në aktivitete të ndryshme”, u shpreh Morina, e cila kishte udhëtuar mbi 750 kilometra nga Beogradi për të marrë pjesë në këtë solemnitet. “Sot në Bujanoc kemi festë, ju e keni ditën e shkollës, por e kemi edhe një festë të përbashkët ne edhe ju e ajo është dita e komunës së Bujanocit ku pikërisht sot është edhe dita e Evropës, prandaj urime dhe shumë suksese”, tha ndër të tjera kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi. Sezai Surroi-3 Programi, përveç fjalimeve të pranishmëve, ishte i begatuar me poezi e këngë të përgaditur nga nxënësit si dhe valle nga shoqëritë kulturoro-artistike ‘Zëri i Luginës’ dhe ‘Jehona’. Në shënimin e ditës së shkollës “Sezai Surroi” u bë edhe shpërndarja e mirënjohjeve, ku njëra i takoi mysafires speciale, zëvendës ministres së Ekonomisë dhe Zhvillimit të Republikës së Shqipërisë, zonjës, Brunilda Paskali. Vlen theksuar se shkolla e mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc e cila numëron rreth 1300 nxënës, ka 49 paralele të shpërndara në nëntë drejtime, përkatësisht në 11 profile arsimore. Gjatë kohës së funksionimit të saj ka nxjerrë rreth 7.000 maturantë, ku një numër i konsiderueshëm kanë vazhduar studimet në fakultete të ndryshme të rajonit e botës. Kjo shkollë ka një kuadër prej 150 punëtorëve, 123 janë drejtpërdrejtë të inkuadruar në procesin edukativo arsimor/Titulli.com/
Presheva do të bëhet me universitet
Në Bujanoc hapet Panairi Ndërkombëtarë dhe festohet dita e Evropës (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration