Lokale
Presheva do të bëhet me universitet
Universiteti Internacional në Novi Pazar, së shpejti do të hap zyrën universitare në Preshevë, duke pas parasysh vështirësitë për arsimimin e të rinjve të kësaj treve, po ashtu edhe të diplomuarve në shtetet e rajoni, të cilët kanë vështirësitë për nostrifikimin e diplomave dhe mënjanimin e tyre.
Studimet themelore, do të jenë me katër vite me 240 ESPB, studimet e magjistraturës me 1 vit 60 ESPB, si dhe ato të doktoraturës me 3 vite 180 ESPB.
Universiteti Internacional, me seli në Novi Pazar, ka për synim hapje e degës së saj në Preshevë, ku si për fillim do të startohet me ate filologjikë me drejtime:
SHKENCAT E FOLOLOGJIKU
Gjuha angleze, dhe gjuha angleze për përkthyes;
Gjuhë gjermane, drejtimi i përgjithshëm;
Gjuhë dhe Letërsi Boshnjake;
Gjuhë dhe Letërsi Boshnjake - përkthyes;
Gjuhë dhe Letërsi Serbe, drejtimi i përgjithshëm;
Si dhe do të themelohet edhe Gjuhë dhe Letërsi Shqipe.
Nuk do të mungojnë edhe drejtimet tjera si për nostrifikim po ashtu edhe për regjistrim siç janë:
SHKENCAT E DREJTËSISË
Drejtësia dhe Drejtësia e Punëve të Brendshme (kriminalistika)
SHKENCAT EKONOMIKE
Ekonomia, Turizmi, Revizioni i Sigurisë;
SHKENCAT E PSIKOLOGJISË DHE PEDAKOGJISË
Psikologjia, Edukatore për fëmijë të moshës parashkollore
SHKENCAT KOMPJUTERIKE
Informatika
ARTI
Arti figurativ
Artet e bukura
Aktrimi
Iniciativën dhe angazhimin maksimal për hapjen e këti uniersiteti është duke e dhënë Kujtim Sadriu, përfaqësuesi i Partisë Liberale Demokratike.
Sipas Sadriut, iniciativa do të niset me Universitetin Internacional, për të vazhduar pas një kohe me shndërrimin e tij në Universitet publik, duke e pagëzuar “Universiteti i Luginës Preshevës”.
I pyetur se sa do të pranohet ky Universitet nga Republika e Serbisë? Ai u shpreh, edhe Universiteti i Tetovës ka nisur kështu, besa edhe më vështirë se kjo iniciativë, por sot ai njihet ndërkombëtarisht.
“Unë jam optimist se do ta realizoj këtë, me rëndësi se ka filluar themelimi dhe pa dyshim se do të bëhet edhe realizimi i dëshirës sonë të kamotshme. Unë pres një mbështetje nga gjithë spektri politik në Luginë, duke u nisur nga kryetarët e komunave, deputetë që të japin një mbështetje për realizimin e kësaj iniciative”, shprehet Kujtim Sadriu.
“Në Universitetin Internacional kanë diplomuar, magjistruar e doktoruar shumë figura eminente nga rajoni dhe Lugina e Preshevës, siç është edhe kryetari i Komunës së Bujanoci, zotëri Dr. Nagip Arifi. Kështu që me hapjen e Universitetit Internacional, të rinjtë tanë do të arsimohen këtu dhe kuadrat tona do të mbesin këtu”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga iniciatori i hapjes së universitetit./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!