Shefi i zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd viziton Bujanocin
Lokale

Shefi i zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd viziton Bujanocin

25.Feb.2021 12:42
0
Jetish Jashari, shef i zyrës ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Beograd ka vizituar komunën e Bujanocit dhe është pritur nga kryetari, Nagip Arifi.
 
"Gjatë takimit, në frymë vëllazërore u diskutuan temat aktuale në Bujanoc dhe rajon, dhe edhe kësaj here u sigurua mbështetja e Republikës së Kosovës për qytetarët e komunës së Bujanocit", thuhet në njoftimin e publikuar të komunës së Bujanocit në Facebook.
 
“Biseduam për gjitha problemet  me  të cilat po ballafaqohen qytetarët  e Komunës së Bujanocit dhe në këtë drejtim unë shpreha qëndrimin dhe mendimin  e Qeverisë së Republikës së Kosovës  se  përkrahja me aq sa kemi mundësi për shqiptarët  e Luginës,  gjegjësisht qytetarët  e Bujanocit nuk do të mungojë por do të vazhdojë edhe në të ardhmën me mundësit që i  kemi si Qeveri dhe si Shtet” u shpreh Jetish Jashari.
 
Kryetari i komunës së Buajnocit,  Nagip Arifi e ka njoftuar shefin Jetish Jashari me situatën politike dhe të sigurisë dhe njëkohësisht e ka falënderuar Qeverinë e Republikës së Kosovës për ndihmën prej 200.000 eurove për sanimin e pasojave nga vërshimet./Titulli.com/
Në kufirin e Preshevës me Maqedonin e Veriut, mbërrin dërgesa e dytë e vaksinave kundër COVID-19 nga Serbia
Konfirmimi nga shkencëtarët, viktima e parë në Evropë nga covid-19 ishte në Serbi
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration