Shefati në ring, tani për titull në versionin WBC - Mediteran (Foto)
Boksieri Shefat Isufi pas fitores ndaj turkut Ata Dogan ku mori titullin e kampionit të botës në versionin WBCA, tani do të ndeshet për titullin e radhës
Hungarezi 25 vjeçar Istvan Zeller do të jetë kundërshtari i boksierit Shefat Isufi për titullin e kampion Mediteran në versionin WBC.
Meçi profesionist do të zhvillohet të shtunën (28 mars) me fillim në orën 19h në arenën e boksit të qytetit Altötting në Gjermani, raporton Titulli.com.
E veçanta e kësaj mbrëmje do të jetë se në ring do të zbresin tre boksier shqiptarë të cilët do të boksojnë për të mbrojtur titujt që kanë dhe për të rrëmbyer tituj të rinj të nivelit ndërkombëtar.
25 vjeçari Shefat Isufi nga Tërnoci i Komunës së Bujanocit i cili më 24 janar fitoi titullin botëror në kategorinë WBCA, duke e mposhtur turkun Ata Dogan me nokaut në raundin e katër, këtë herë kundërshtar do të ketë hungarezin i cili në shpatullat e tij mbanë 17 fitore nga 22 meçe, 6 prej të cilave me nokaut si dhe 5 humbje.
Shefat Isufi gjithsejtë ka zhvilluar 19 luftime, 15 i ka fitore, nga to 11 me nokaut, ndërsa ka edhe 2 humbje dhe 2 barazime.
Titulli kampion Mediteran në versionin WBC, të cilin Shefati e kërkon me çdo kusht, do t'i hape rrugën atij për të luftuar edhe për titujt kampion bote në versionet WBA, WBO e IBF.
Në mbrëmjen e së shtunës në ring do të zbresin edhe dy vëllezërit nga Peja, përkatësisht Toni dhe James Craft që aktualisht jetojnë dhe boksojnë në Gjermani.
Të dy e kanë nisur mirë karrierën e tyre, ata nga 3 ndeshje sa kanë zhvilluar deri me tani, të gjitha i kanë fitore.
Vlen të theksohet se boksieri Shefat Isufi, vazhdon ta ketë mbështetjen e parezervë të menaxherit të tij Musa Ramadani nga Miratoca e Preshevës, me kompaninë MMR UG, selia e së cilës është në München të Gjermanisë. /Titulli.com/