Shefat Isufi i gatshëm për meçin e karrierës, e ka këtë mesazh për shqiptarët (video)
Lokale

Shefat Isufi i gatshëm për meçin e karrierës, e ka këtë mesazh për shqiptarët (video)

15.May.2019 01:15
0

Shefat Isufin e ndajnë vetëm disa ditë nga meçi i shumëpritur me Billy Joe Saunders.

Isufi, 29-vjeçar, deri tani në karrierë ka 27 fitore, 3 humbje dhe 2 barazime, shkruan Insporti

Ai të shtunën (18 maj) përballë tij do të ketë boksierin e pamposhur britanik, 29-vjeçarin Billy Joe Saunders. Meçi i Isufit me Saundersin fillimisht ishte paraparë të zhvillohej më 13 prill, por më pas u zhvendos në datën 18 maj.

Meçi do të jetë i vlefshëm për titullin WBO të botës në peshat super middleweight dhe do të zhvillohet në stadiumin “Lamex” në Stevenage, Hertfordshire të Anglisë.

Isufi, i lindur në Tërnoc të Madh të Bujanovcit, por që jeton në Mynih të Gjermanisë, nuk pritet që ta ketë aspak të lehtë ndaj britanikut, kur merren parasysh rekordet e tij. Saunders, po ashtu 29-vjeçar, ka bilanc 27-0-0. Por, Isufi shpreh optimizëm se mund të jetë i pari që i shkakton humbje atij.

Ai për Insportin tregoi për përgatitjet e tij si dhe detajet e fundit para meçit.

“Përgatitjet kanë shkuar shumë mirë dhe pa lëndime, jam në formë të mirë dhe besoj se do ta fitoj këtë ndeshje”, u shpreh me optimizëm Isufi.

Isufi duke kryer stërvitjet para duelit me Saundersin:

Ai nuk kaloi pa i vlerësuar cilësitë e kundërshtarit. Por, tha se nuk di shumë për pika të dobëta ose të forta të tij, duke shtuar se gjithçka mbetet që të shihet në ring.

“Kundërshtarin e dimë të gjithë se është një boksier shumë i talentuar dhe i pamposhtur deri më tani”, tha Isufi për Insportin.

“Nuk kam pika të dobëta ose të forta të kundërshtarit por kur të ngjitem në ring aty mund të shihet gjithçka, nuk kam dëshirë të bëj plane para ndeshjes por nuk do të thotë se nuk e përcjell”, shtoi ai.

Tutje, për Insportin ai tregoi edhe mesazhin që ka për tifozët si dhe të gjithë shqiptarët.

“Dua të premtoj se do të jap maksimumin dhe do të shkoj atje për të fituar e jo vetëm për të kaluar ndeshjen”, përfundoi Isufi.

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration