Shefat Isufi bokson për titullin IBF të Evropës
Lokale

Shefat Isufi bokson për titullin IBF të Evropës

20.Dec.2015 13:10
0
Bokseri me famë nga Tërnoci i komunës së Buuanocit, Shefat Isufi në fund të vitit 2015 më 29 dhjetor do të ngjitet në ring kundër serbit Sllavisha Simonoviq të boksojë për titullin IBF të Evropës.

Isufi këtë lajm e ka bërë publik për adhuruesit nëpërmjet facebook.

Në profilin e tij Isufi ka shkruar:

Përshëndetje dashamirë të boksit… Desha t’ju njoftojë se më datën 29.12.2015 prapë do të ngjitem në ring ku do të luftoj për titullin IBF të Evropës kundër bokserit sërb Slaviša Simonović. Ndeshja do të zhvillohet në Regensburg të Gjermanisë. Për rezervimin e kartave (biletave) mund të kontaktoni në këtë numër: +49 176 61300134. Përkrahja juaj gjithmonë më bënë edhe më të fortë dhe shpresoj t’ju sjell vetëm fitore…

 

Vit i njëjtë mos edhe më i rëndë për Luginën
Ardita Sinani, femra e parë kryetare e partisë në Preshevë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration