SHBA do të vazhdojë mbështetjen për KKSH-në
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Galip Beqiri, u takua sot në selinë e KKSH-së në Bujanoc me përfaqësuesin e ambasadës amerikane Jeremy Long.Gjatë takimit Sekretari i dytë, seksioni politik, Jeremy Long u interesua për rrjedhat e përgjithshme politike dhe situatën së parapregatitjeve për zgjedhje në Këshillin Kombëtar Shqiptar si dhe për çështjet të cilat janë kompetencë e tij, me theks të veçantë për arritjet në lëmin e arsimit e veçanërisht për sigurimin e teksteve shkollore në gjuhën shqipe, për këtë vit akademik shkollorë.
“Ambasada e Amerikës ka mbështetur dhe do ta mbështesin edhe në të ardhmen Këshillin Kombëtar Shqiptar në proceset që tashmë ka nisur në kuadër të kompetencave që ky organ i gëzon”, është shprehur Long, thuhet në kumtesën e lëshuar nga KKSH.
Nga ana tjetër kryetari Beqiri i ka njoftuar diplomatin amerikan rreth punës dhe aktiviteteve të KKSH-së. Beqiri ka reaguar ndaj regjistrave të Entit Statistikor që ka të regjistruar 5.809 shqiptar, e që krahas tyre po orjentohen politikat e qeverisë ndaj shqiptarëve si dhe dinamikën e ngadaltë të zgjidhjeve të probleme të shqiptarëve nga autoritetet qeveritare serbe./Titulli.com/