Shantazhonin një femër, arrestohen dy bujanocasit
Lokale

Shantazhonin një femër, arrestohen dy bujanocasit

31.Oct.2014 17:14
0
Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Gjilanit, përmes një informate të lëshuar bënë të ditur se një femër shqiptare nga Gjilani me punë të përkohëshme në shtetin e Zvicrës, është paraqitur në zyret e hetimeve rajonal të policisë së Kosovës në Gjilan dhe ka raportuar se e njëjta që nga muaji shtator 2014 është duke u shantazhuar nga personi i dyshuari A. R. nga një fshat i Komunës së Bujanocit i cili në rrjetin social youtube ka publikuar foto të ndryshme të saj duke shkruar fjalë fyese dhe i njëjti ka kërkuar të holla në vlerë prej 500 frangave me qëllim që ai, të mos bëjë publike videoklipet dhe foto tjera.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan, ka bërë të ditur se e dëmtuara si dëshmi materiale, ka dorëzuar fotot e të gjitha komunikimeve që ka pasur me të dyshuarin në rrjetin social facebook. Pas zhvillimit të intervistës me palën e dëmtuar dhe marrjen e provave është njoftuar Prokurori Themelore në Gjilan, për zhvillimin e hetimeve për ngjarjen në fjalë.

“Pas një hetimi efektiv për mes masave të fshehta policia ka arritur që me datë 30.10.2014 rreth orës 16:55 në fshatin Rogaqicë Komuna e Kamenicës, të arrestojë dy të dyshuarit e sipërmendur gjersa të njëjtit kanë tentuar që të nxjerrin të hollat nga Bankomati i i një banke në fshatin Rogoqicë, të hollat në vlerë prej 430 Eurove të cilat janë deponuar në llogarinë e të dyshuarit A. A , nga ana e të dëmtuarës”, ka thënë Hashani, raporton 2lonline.com.

Pas arrestimit të dy të dyshuarve në fjalë , të njëjtit më pas janë sjellur në zyre të NJHR-ës . Prokurori i shtetit, ndaj të dyshuari A. A. ka lëshuar vendimin mbi ndalim për 48 orë, ndërsa ndaj të dyshuarit A. R. është lëshuar vendim mbi ndalim për 24 orë .

Lënda e kompletuar me kallxim penal dërgohet e kompletuar në prokurori.

“Policia e Kosovës, apelon që rastet shantazheve dhe mashtrimeve të tilla të raportohen menjëher në Policinë e Kosovës në mënyrë që personat e dyshuar të identifikohen dhe të dalin para drejtësisë”, ka thënë zëdhënësi Ismet Hashani./Titulli.com/

Studentët e Luginës përveç universiteteve të rajonit, Turqia vendi i preferuar
Ministri Agani i delë në ndihmë grave të Luginës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration