Shantazhonin një femër, arrestohen dy bujanocasit
Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Gjilanit, përmes një informate të lëshuar bënë të ditur se një femër shqiptare nga Gjilani me punë të përkohëshme në shtetin e Zvicrës, është paraqitur në zyret e hetimeve rajonal të policisë së Kosovës në Gjilan dhe ka raportuar se e njëjta që nga muaji shtator 2014 është duke u shantazhuar nga personi i dyshuari A. R. nga një fshat i Komunës së Bujanocit i cili në rrjetin social youtube ka publikuar foto të ndryshme të saj duke shkruar fjalë fyese dhe i njëjti ka kërkuar të holla në vlerë prej 500 frangave me qëllim që ai, të mos bëjë publike videoklipet dhe foto tjera.Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan, ka bërë të ditur se e dëmtuara si dëshmi materiale, ka dorëzuar fotot e të gjitha komunikimeve që ka pasur me të dyshuarin në rrjetin social facebook. Pas zhvillimit të intervistës me palën e dëmtuar dhe marrjen e provave është njoftuar Prokurori Themelore në Gjilan, për zhvillimin e hetimeve për ngjarjen në fjalë.
“Pas një hetimi efektiv për mes masave të fshehta policia ka arritur që me datë 30.10.2014 rreth orës 16:55 në fshatin Rogaqicë Komuna e Kamenicës, të arrestojë dy të dyshuarit e sipërmendur gjersa të njëjtit kanë tentuar që të nxjerrin të hollat nga Bankomati i i një banke në fshatin Rogoqicë, të hollat në vlerë prej 430 Eurove të cilat janë deponuar në llogarinë e të dyshuarit A. A , nga ana e të dëmtuarës”, ka thënë Hashani, raporton 2lonline.com.
Pas arrestimit të dy të dyshuarve në fjalë , të njëjtit më pas janë sjellur në zyre të NJHR-ës . Prokurori i shtetit, ndaj të dyshuari A. A. ka lëshuar vendimin mbi ndalim për 48 orë, ndërsa ndaj të dyshuarit A. R. është lëshuar vendim mbi ndalim për 24 orë .
Lënda e kompletuar me kallxim penal dërgohet e kompletuar në prokurori.
“Policia e Kosovës, apelon që rastet shantazheve dhe mashtrimeve të tilla të raportohen menjëher në Policinë e Kosovës në mënyrë që personat e dyshuar të identifikohen dhe të dalin para drejtësisë”, ka thënë zëdhënësi Ismet Hashani./Titulli.com/