Shala: Kërkesa e shqiptarëve të Luginës së Preshevës për heqjen e taksës 10% do të shqyrtohet
Lokale

Shala: Kërkesa e shqiptarëve të Luginës së Preshevës për heqjen e taksës 10% do të shqyrtohet

18.Nov.2018 19:16
0

Vendimi i Ministrisë së Tregtisë që t’u vendoset masa prej 10 për qind produkteve të Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës është bërë për arsye ekonomike dhe politike. Kështu i ka thënë Ekonomia Online ministri i MTI-së, Endrit Shala.

Shala ka thënë për EO se importi i mallrave nga këto dy shtete e ka zbehur ekonominë e vendit për shumë vjet.

Sipas Shalës, gjatë gjashtë ditëve sa ka qenë në fuqi kjo masë, janë inkasuar mbi 300 mijë euro të hyra shtesë dhe ka pasur rënie të importeve nga Serbia e Bosnja Hercegovina nën 50 për qind.

“Përfundimisht Bosnja dhe Serbia duhet të fillojnë ta trajtojnë Kosovën ashtu siç duhet, të fillojnë ta trajtojnë si shtet dhe mos të aplikojnë më barriera të cilat janë duke u aplikuar në raport me Kosovën, në raport me bizneset e Kosovës, në raport me politikën e jashtme të Kosovës, në të gjitha sferat edhe ekonomike por edhe politike”.

“Vetëm në raportin gjashtëditor në 6 ditë sa ka qenë kjo masë në fuqi, Kosova ka inkasu përmbi 300 mijë euro të hyra shtesë nga aplikimi i kësaj mase, do të thotë i bie diku 70 deri në 80 mijë euro në ditë janë duke u inkasu, por çka është më kryesorja, importet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina kanë ra nën mbi 50 për qind”.

Shala tha për EO se nuk beson që do të ketë lëvizje të çmimeve, madje u sugjeroi importuesve të Kosovës të fillojnë të orientohen në produkte të tjera.

“Nuk vërehen dhe nuk besoj se do të ketë lëvizje të çmimeve, unë i kisha sugjeru të gjithë importuesit kosovarë, të fillojnë të orientohen në produkte të tjera. Kosova ka produkte vendore, por Kosova ka edhe mundësi të importojë nga vende të tjera të cilat në këtë rast janë mike të Kosovës, e jo sikur Bosnja dhe Serbia, se si po vazhdojnë ato ta trajtojnë Kosovën”.

Shala ka thënë se kërkesa e shqiptarëve të Luginës së Preshevës për heqjen e kësaj mase, për shkak se në një mbledhje ata u ankuan se ajo prek edhe bizneset shqiptare, do të shqyrtohet më tej pastaj të merret një vendim se çka do të vendoset mbi atë tarifë.

“Është një kompani, e cila është kompani, nëse jemi të saktë kompania Fluidi, e cila një njësi e saj prodhuese e ka edhe në Preshevë. Komisioni që është brenda MTI-së me përbërje të zyrtarëve të MTI-së, doganave, Ministrisë së Financave, janë duke u shqyrtu, se a do të ketë mundësi se a do t’i hiqet tarifa apo do t’i hiqet tarifa 10 për qind kësaj kompanie, duke e trajtu këtë kompani si kompani vendore”.

Shala theksoi se ka kërkuar nga prodhuesit vendasë ta rritin kualitetin e mallrave për t’i eksportuar më lehtë jashtë tregut kosovar.

Ai tha se prodhuesit vendasë përkrahen edhe në panaire ndërkombëtare.

“Prioritet timin e kam prodhimin vendor. MTI është duke i bërë të gjitha hapat me qëllim përkrahjes së prodhuesit vendor, njëkohësisht kam kërku nga prodhuesit vendorë që edhe ata duke e pasë përkrahjen të cilën ne jemi duke iu dhënë, kam kërku që të fillojnë të përmirësojnë edhe kualitetin. MTI përpos në aspektet tjera, edhe kjo masë është në favor të prodhimit vendor, po ashtu jemi të fokusum edhe në mundësinë, do të thotë jemi duke përkrahë prodhuesin vendor që prodhimet e tij t’i ketë sa më të lehtë që t’i eksportojë në tregun e jashtëm. Ne i përkrahim shumë nëpër panaire ndërkombëtare që ata të mund t’i përfaqësojnë produktet e tyre në tregun e jashtëm”.

Ministri është shprehur se ka pasur probleme në ligjin për investime strategjike, për të cilin tha se ka kërkuar ndryshim dhe pas këtij ndryshimi, tha se do të fillojnë aplikimet e para të investitorëve të huaj.

“Sa i përket ligjit për investime strategjike, kanë ekzistu disa probleme apo vështirësi të cilat i kanë shprehë kompanitë e huaja të interesuara të investojnë në Kosovë, disa vështirësi në formën  e aplikimit dhe mënyrën e aplikimit. Kam kërku ndryshimin e atyre akteve ligjore, ato vetëm janë ndryshuar, tash janë në konsultim publik, në momentin kur udhëzim i ri administrativ miratohet, ne shpresojmë që shumë shpejt të vazhdojmë me aplikimet e para të investitorëve, tashmë të interesuar për investime strategjike”

 
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration