Shaip Kamberi: T'a kthejmë vëmendjen ndaj atyre që presin përkujdesjen e shoqërisë
Shaip Kamberi, kryetar i komunës së Bujanocit ka uruar të gjithë qytetarët e komunës së Bujanocit për Kurban Bajramin me shpresën që së bashku, t'a kthejmë vëmendjen ndaj të gjithë atyre që presin përkujdesjen e shoqërisë, të solidarizohemi me ata, dhe të tregojmë ndjesi ndaj jetës së tyre.Ky është mesazhi dërguar qytetarëve:
Të nderuar bashkëqytetarë,
Të nderuar besimtarë,
Motra dhe vllezër
Nesër është Dita e Kurban Bajramit
Dita e cila në thelb karakterizon sakrificën për Zotin, padyshim është ajo e Kurban Bajramit, e cila ngërthen në vete paqen, lumturinë, dhe mirësitë e njerëzve për Zotin e tyre.
Festa e Kurban Bajramit e lartëson shpirtin e besimtarëve, forcon besimin në Zot, i bashkon ata, ngrit ndjenjat e solidaritetit ndër-njerëzor dhe zgjon idenë e sakrificës së njerëzve për Zotin e Gjithësisë.
Të gjitha këto vyrtyte të festës së Kurban Bajramit, le të na shërbejnë për harmoni dhe solidaritet, për begati dhe paqe, për dashuri të sinqert vëllazërore, por jo vetëm kaq.
Së bashku, t’a kthejmë vëmendjen ndaj të gjithë atyre që presin përkujdesjen e shoqërisë, të solidarizohemi me ata, dhe të tregojmë ndjesi ndaj jetës së tyre.
I dërguari i Zotit, Muhammedi a.s. përmes Kuranit Famëlartë na porositi: “Nuk mund të jeshë i devotshëm i drejt përderisa atë që e dëshiron për vete, nuk ja dëshiron vllaut tënd”.
Gjithashtu, kur po i afrohemi përmbylljes së pelegrinazhit të Haxhit në Mekë, njërës prej pesë shtyllave qendrore të fesë islame, të gjithë haxhilerëve nga komuna e Bujanocit, e që tani janë mysafirë të Zotit, uroj që të kthehen shëndosh e mirë tek familjet e tyre dhe të mëshiruar nga i Plotëmëshirshmi.
Le të jetë sakrifica e tyre, begati dhe mirësi për vendin tonë.
Urime dhe me fat Kurban Bajrami.
Paqe, mirësi dhe begati për gjithë ne!
Me shumë rrespekt,
Shaip Kamberi – kryetar i komunës së Bujanocit