Shaip Kamberi: Rruga Muhoc "“ Zarbicë do të ndërtohet me mjetet e buxhetit komunal, e jo me pjesëmarrje të banorëve (video)
Lokale

Shaip Kamberi: Rruga Muhoc "“ Zarbicë do të ndërtohet me mjetet e buxhetit komunal, e jo me pjesëmarrje të banorëve (video)

18.Apr.2016 11:47
0
Rruga Muhoc - Zarbicë do të ndërtohet me mjetet e buxhetit komunal, e jo me mjetet e banorëve të këtyre fshatrave. Kështu u shpreh Shaip Kamberi në tubimin parazgjedhor të koalicionit PVD-UDSH të mbajtur në fshatin Muhoc të Malësisë së Bujanocit.

Një mikpritje e ngrohtë siç e kanë zakon malësorët iu bë Shaip Kamberit në Malësi të Bujanocit. Të gjithë e përqafonin dhe pritnin në radhë për t’u fotografuar me të, ndërsa ai me qetësinë dhe modestinë e një lideri evropian ndalej dhe bisedonte me të gjithë.

Basri Fejzullahu, kandidat për këshilltar komunal nga lista PVD-UDSH-Shaip Kamberi tha se është koha që qytetarët me votën e tyre të ndryshojnë qeverisjen aktuale të Bujanocit, që obligon qytetarët të japin 30 për qind të mjeteve për ndërtimin e rrugëve.

Kryetari i UDSH-së në Bujanoc Adem Hasani tha se aleancës ndërmjet PVD-së dhe UDSH-së po i bashkohen të gjithë shqiptarët e komunës së Bujanocit për të ndryshuar qeverisjen aktuale.

Fatmir Hasani, kandidat për deputet në parlamentin e Serbisë tha se aleanca PVD-UDSH nuk ka gabime kombëtare dhe ka një projekt ambicioz për qeverisje të komunës së Bujanocit.

Kandidati për kryetar komune dhe bartësi i listës PVD-UDSH, Shap Kamberi, duke folur për rrugën Muhoc- Zarbicë, tha se kjo aleancë nuk do të kushtëzojë qytetarët me pjesëmarrje.

“Rruga Muhoc – Zarbicë do të ndërtohet me mjetet e buxhetit komunal, e jo me pjesëmarrje të banorëve. Ne nuk do të kushtëzojmë banorët e kësaj ane të japin mjete, pasi edhe ashtu janë në gjendje të vështirë materiale”, theksoi Kamberi.

Ai shtoi se fitorja e koalicionit PVD-UDSH është e prekshme dhe çështja është me çfarë diference do të fitojë zgjedhjet.

Pas Muhocit, koalicioni PVD-UDSH vazhdoi me tubimin parazgjedhor në fshatin Breznicë në prani të një numri të madh të banorëve të këtij fshati.

Kandidati i listës së koalicionit nga ky fshat Jeton Nexhibi akuzoi pushtetin aktual se nuk kanë bërë asnjë investim në Malësinë e Bujanocit.

“Ky pushtet nuk ishte në gjendje të ndërtojë një urë, të cilën para dy vite e gjysmë e ka mar lumi. Tani në fushatë parazgjedhore kanë sjell disa gypa kinse po punojnë diçka për kanalizimin, por të gjitha këto ne do t’i realizojmë, e kanalizimi do të bëhet vetëm ne projekt”, tha Nexhibi.

Duke ftuar qytetarët të votojnë numrin 4 për zgjedhjet lokale dhe numrin 18 për zgjedhjet parlamentare, kandidati për deputet Fatmir Hasani tha se në kuvendin e Serbisë do të mbrojë interesat e të gjithë shqiptarëve.

Kandidati për kryetar të komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi tha në Breznicë se do të realizohen të gjithë projektet me prioritet, ndërsa më prioritet për ne është që popullata të mos largohet nga Malësia e Bujanocit.

Kamberi me bashkëpunëtorët vizitoi në Breznicë dy fermerë të suksesshëm, Muhadin Kadriun, i cili ka rreth 50 krerë gjedhë dhe Naim Jakupin, i cili ka rreth 20 copë.

Këta dy fermerë thanë se kanë nevojë për zgjerimin e kapacitetit të bizneseve të tyre, dhe deri më tani nuk kanë marrë asnjë ndihmë as nga komuna as nga ministria.

Shaip Kamberi i premtoi atyre se qeverisja e ardhshme komunale që do të drejtohet nga ai e ka në program të ndihmojë këto biznese, sepse duke mbështetur bizneset e këtilla, sidomos në Malësi të Bujanocit, do të rritet mirëqenia sociale e këtyre banorëve dhe kjo do të ndikojë që ata të mos largohen nga shtëpitë e tyre./Titulli.com/

Program parazgjedhor

VIDEO:

Ndryshohet orari i linjave të trenit Nish "“ Preshevë
Në Bujanoc 830 familje jetojnë me ndihma sociale (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration