Shaip Kamberi: Fitorja e aleancës PVD-UDSH do të jetë fitore e gjithë shqiptarëve
Zgjedhjet 2016

Shaip Kamberi: Fitorja e aleancës PVD-UDSH do të jetë fitore e gjithë shqiptarëve

19.Apr.2016 13:59
0
Fshatrat Nesalcë dhe Letovicë iu bashkuan karvanit të gjatë të Shaip Kamberit që po bashkon shqiptarët. Në këto dy fshatra koalicioni PVD-UDSH me bartës Shaip Kamberin mbajti tubimet parazgjedhore për zgjedhjet lokale dhe parlamentare të 24 prillit, ku u tha se fitorja e kësaj aleance do të jetë fitorja e të gjithë shqiptarëve në komunën e Bujanocit.

Kandidatët ë kësaj liste nga fshati Nesalcë, Basri Veseli, Rijad Zeneli dhe Zimer Limani akuzuan pushtetin aktual të komunës së Bujanocit se përveç 400 metra asfalt, nuk ka bërë asgjë tjetër për fshatin Nesalcë.

Kryetari i UDSH-së në Bujanoc, Adem Hasani tha në Nesalcë se shqiptarët e komunës së Bujanocit do të votojnë për koalicionin për të ndryshuar gjendjen e rëndë ekonomike e sociale në të cilën gjenden.

Fatmir Hasani, kandidat për deputet republikan tha se  detyrë kryesore kanë zhvillimin e shoqërisë në të gjithë sferat, ndërsa pushteti i ardhshëm lokal që do të qeveriset nga PVD-UDSH do të ketë mbështetjen pa rezervë të deputetit.

Bartësi i listës dhe kandidati për kryetar të komunës, Shaip Kamberi, edhe në Nesalcë u prit me duartrokitje të gjata që shpesh ndërprenin fjalimin e tij. Ai tha se fitorja në zgjedhje e koalicionit PVD-UDSH do të jetë fitore e të gjithë shqiptarëve.

Pas Nesalcës, një tubim impozant u mbajt në fshatin Letovicë, ku PVD-UDSH shpalosi programin zgjedhor.

Kandidati për këshilltar komunal nga Letovica Ekrem Xhemaili tha që pushteti aktual projektet e filluara në këtë fshat i ka lënë në gjysmë. Xhemaili tha se ndërtesa e ambulancës ka mbetur muze, ndërsa gypat e kanalizimit nga Letovica kanë shkuar në lagjen e romëve në Bujanoc me qëllim për t'i marr votën.

Kandiadatja për këshilltare Lemane Mustafa tha se hakmarrja nuk bën pjesë në politikën e koalicionit ndërmjet PVD-së dhe UDSH-së.

Në Letovicë fjalën e mori edhe i riu nga Letovica Arbër Aliu, nga Forumi Rinor i PVD-së, i cili tha për pushtetin aktual që na ka premtuar 2.000 vende pune, por në vend të kësaj kanë larguar shqiptarë nga puna.

Adem Hasani, kryetar i UDSH-së në Bujanoc ftoi qytetarët të votojnë numrin 4 për zgjedhjet lokale, për të çuar në histori këtë qeverisje aktuale të Bujanocit.

Kandidati për deputet Fatmir Hasani tha se vetëm me punë të përbashkët të gjithë institucioneve shqiptarët do të çojnë proceset përpara.

Në fund të tubimit fjalën e mori Shaip Kamberi, i cili tha qeverisja e ardhshme do të bëjë ndryshime revolucionare në menaxhimin e buxhetit komunal, duke kthyer mjetet tek qytetarët. Ai akuzoi pushtetin aktual për largimin e shqiptarëve nga puna.

Tubimi parazgjedhor i koalicionit PVD-UDSH- SHaip Kamberi në Letovicë përfundoi me ftesën për të votuar numrin 4 për zgjedhjet lokale dhe numrin 18 për zgjedhjet parlamentare.

Ky koalicion fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 24 prillit e vazhdon të martën me tubimet në fshatrat Bilaç dhe Samolicë./Titulli.com/

Program parazgjedhor

VIDEO:

Prezantohet programi i listës "Për pajtim" në Preshevë
Spasiq trashëgova borxhe në qendrën sportive në Bujanoc, tani kushte më të mira
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration