Shaip Kamberi bisedë me përfaqësues në konferencë në Danimark
"Takim pune me kryetarët dhe përfaqësuesit e komunave dhe qyteteve të Ballkanit Perëndimor në Konferencën globale të qyteteve dhe komunave të forta (Strong Cities) që po mbahet në Aarhus", thuhet në njoftimin e kryetarit të komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi.Kryetari i Komunës së Bujanocit, së bashku me kryetarën e Komunës së Preshevës, do të marrin pjesë na Samitin global të qyteteve dhe komunave të forta (Strong Cities) i cili do të mbahet në Aarhus të Danimarkës prej 17 deri më 19 Maj.
Në konferencë do të marrin pjesë afër 450 përfaqësues të qyteteve dhe komunave nga mbarë bota.