SH.H "Medvegja", ambasadore e medvegjasëve në diasporë
Lokale

SH.H "Medvegja", ambasadore e medvegjasëve në diasporë

18.Jun.2013 13:23
0
Edhe kësaj here, do të mundohemi, që përmes pak fjalëve, të pasqyrojmë evenimentin e madh, e të parin në diasporë, që organizohet në hapësirë edhe ate në mbrëmje, ky koncert humanitarë i Shoqatës Humanitare "Medvegja", me qendrën e saj në Fully të Valisit-Zvicër. Është kjo shoqatë, e cila, mbledh, jo më pak se mbi 2600 bashkëkombas, nga të gjitha trevat shqiptare, e mbi 80 % nga Medvegja Dardane edhe ate vetëm në koncertin humanitarë e ndërsa në turnirin e futbollit, kalojnë 30 ekipe, e gjithë dita me sport dhe kalon pa asnjë incident, që ua ka lakmi gjithkushi. Ashtu siç ishte paralajmëruar, dhe siç ishte pritur me muaj të tërë, kjo ngjarje e madhe, sa kulturore, sportive edhe aq humanitare, medvegjasit, si herave tjera, treguan, se janë bashkë dhe nuk do të ndalen për të mirën e Medvegjës dhe atdheut në përgjithësi. Ishte kënaqësi e papërshkrueshme, kur sheh kryesinë e shoqatës, të cilët, me ditë të tëra, e lirisht mundet të thuhet, se me muaj të shumtë, përgaditen për të dalur, si është më së miri koncerti dhe turniri, e kjo tregon suksesin, sepse për 18-herë me radhë, e këtu janë 18 vjet, që organizohet che kalohet pa asnjë pengesë. Ashtu edhe si herave të kaluara, kjo shoqatë, me kryesinë e saj, me anëtarët dhe medvegjasit vullnetmirë, sjellin risi, e këto risi, janë të veçanta, përveç që sjellin artistët më me zë në koncert, ata ftojnë edhe personalitete nga atdheu, por edhe veprimtarë të tjerë, që janë nga i gjithë atdheu ynë. Para, se të filloj të përshkruaj këto dy ditë, do të kujtoj lexuesit, se në manifestimet e medvegjasëve, vijnë personalitetet më të larta zvicerane, nga ato lokale e më lart. Edhe pse, retë, sjellin vranësira dhe në ora 18.30 një shi të qetë, medvegjasit, nuk u ndalnin, duke shpresuar, se edhe kësaj here, perendia do të jetë në anën e zemrës së madhe të kryesisë së shoqatës dhe veprimtarëve medvegjas, pra do të ndalet shiu dhe të kaloje mbrëmje sa më mirë, ashtu edhe ndodhi, kur shumë menduan, se nuk do të zhvillohet koncerti, për një moment, aty brenda 15 minutash, u duk, se nuk ka ra fare shi, aty në hyrje të stadiumit të qytetit Fully, ku valonin flamujt, ai zviceran dhe flamuri ynë kombëtarë kuq e zi, vinin me të madhe medvegjasit, prej të vegjëlve e deri tek të moshuarit. Është mbrëmje, e madhe, është takim i medvegjasëve, ku hapë dyert, ku i afron e takon medvegjasit, që ndoshta nuk shihen për një vit, apo për vite të tëra, aty takohen, aty përqafohen dhe çmallen. Programin ashtu siç pritej e filluan SH.K.A "Medvegja", e cila me programin e tyre të pasur, dhanë shumë emocione dhe disa herë me radhë u duatrokitën. Ishte Zenel Neziri, kryetari i shoqatës, ky strateg i madh, i ndihmuar nga sekretari i shoqatës, e njëherit veprimtari i dalluar, Fadil Selmani dhe të tjerë, që pritshin musafirët dhe me buzëqeshje të lehtë miqësore, tregonin zemërgjerësinë medvegjase, që miqtë i presin me dorë në zemër. Kryetari i shoqatës, z.Zenel Neziri, e hapi koncertin me falënderimet e tija personale dhe në emër të kryesisë e anëtarëve të shoqatës, duke i falënderuar për pjesmarrje dhe që gjithmonë po shtohet numri i veprimtarëve rreth sofrës medvegjase. Ai falënderoi miqtë zviceran, duke filluar nga i pari i këtij qyteti, e deri tek më i riu, duke veçuar, se asnjëherë, kjo komunë dhe banorët zviceranë, nuk kanë dhënë vërejtje për organizimet e medvegjasëve, edhe pse deri në mesnatë gumëzhon muzika e ëmbël shqipe. Z.Neziri, si edhe herave të tjera, me shumë emocione, me një kujdes të veçantë, nuk harroi të falënderoj të gjithë të pranishmit, që po vijnë dhe po i përkrahin këto mbrëmje kulturore e humanitare. Nga një fjalë rasti, të pranishmit i përshëndeti edhe kryetari i komunës së Fully z.Edouard Fellay, i cili me fjalët më të mira të mundshme përshëndeti kryesinë e shoqatës, medvegjasit dhe gjithë të pranishmit. Si edhe herave të tjera, z.Fellay, dha emocione tek të pranishmit, me fjalët e ëmbla që i tha për medvegjasit dhe për komunitetin tonë në përgjithësi. Monografia e parë iu dhurua z.Eduard Fellay, kryetar i komunës Fully-Valis Ashtu, siç ishte paralajmëruar nga kryesia e shoqatës, se në mbrëmjen e 15 qershorit, do të prezentohet Monografia e shoqatës, ashtu edhe ishte, pra gjithnjë e saktë, kjo shoqatë, e bëri të mundur, që kjo monografi, që po vlerësohet, si PASPORTË E MEDVEGJASËVE MËRGIMTARË, të jetë në duart e lexuesve. Jo rastësisht, kryesia e shoqatës, kishte zgjedhur të parin e kësaj komune, që t`ia dhuroj dhe të falënderoj për përkrahjen e vazhdueshme që ia ka dhënë shoqatës. Z.Zenel Neziri, kryetari i shoqatës, ia dhuroi monografinë z.Fellay në emër të kryesisë së shoqatës dhe anëtarëve të saj, duke e falënderuar nga zemra për gjithë mbështetjen e tij, të komunës dhe miqëve zviceranë në përgjithësi. Si edhe herave të tjera, profesor Rexhep Abazi, ky veprimtar i palodhur, u sjell medvegjasëve mërgimtarë freski, u sjell ajër medvegje me prezencën e tij, edhe pse paksa me moshë të thyer, por i fuqishëm, e mori fjalën para të pranishmëve dhe pasi përshëndeti me fjalët më të mira të mundshme, ai veçoi edhe këtë: " Të nderuar medvegjas e vëllezër të një gjaku e gjuhe, ky eveniment, dihet se ka merita të mëdha, por do të kujtoj, se ky eveniment, u jep mundësi edhe të rinjëve, që të njihen në mes veti, e pse jo të mos presim edhe miqësi të reja nëmes veti, u betohem, se kjo është pasuri e madhe. Mos u ndalni vazhdoni, ne jemi shumë të fortë, kur ju kemi kështu të bashkuar". Edhe profesor Rexhep Abazit, iu dhurua monografia e kësaj shoqate. Më pastaj, fjalën e mori edhe Selman Rexhepi, drejtor i SHKA “Shqiponjat e Medvegjës”, i cili, foli fjalët më të mira të mundshme për organizimin e shkëlqyer të shoqatës Medvegja. fadil vokrrkiaaaaaaaaaGjithashtu, legjenda e futbollit të Kosovës Fadil Vokrri, njëherit kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës, pasi përshëndeti organizatorët dhe gjithë medvegjasit, i ndau kryetarit të shoqatës llogon e Federatës së Futbollit të Kosovës dhe emblemën e Reprezentacionit të futbollit të Kosovës. Profesor Burim Uka, drejtues i portalit medvegja.net, me disa fjalë, falënderoi kryesinë e shoqatës për ftesën dhe me disa fjalë, i uroi suksese edhe të mëtutjeshme shoqatës dhe shoqërisë. Ndërsa deputeti i Kuvendit të Kosovës z.Bekim Haxhiu, me disa fjalë, rikujtoi, se Kosova asnjëherë, nuk do ta harroj kontributin e madh të kësaj shoqate dhe të gjithë mërgimtarëve. Ai potencoi, se është kjo mërgatë, që kurrë nuk është ndalur për të mirën e Kosovës, prandaj, ne u jemi falënderues dhe gjithmonë do ju çmojmë. Përfaqësuesi i Shoqatës së Motoristëve “Shqiponjat”, me dy fjalë tha: "Ju lumtë medvegjas, kur u nisëm këndej, jo më pak se 40 motorista nga e gjithë Zvicra, menduam, se do ti gjejmë 100 bashkatdhetarë medvegjas, por këtu qenka Medvegjë e dytë. Ju lumtë për organizimin. Këngë pas kënge e valle pas valles, SH.K.A "Medvegja" u tregoi të pranishmëve, se në këtë shoqëri, po shtohen anëtarët dita më ditë dhe do të jetë edhe më e fortë në të ardhmen, sepse, ate e filloi dhe po e drejton me sukses, veprimtari i madh Musa Neziri, i palodhshëm, fjalë pak e me një modesti, po tregon klasin e pastër artistikë, duke dhënë shpresa, se gjeneratat e reja, nuk do ta harrojnë kulturën tonë kombëtare. Kryesia e shoqatës, si edhe herave të tjera, dëshiron që të mbaj dhe të forcoj vëllazërinë me medvegjasit, që janë në Medvegjë, prandaj, edhe kësaj here, kishte ftuar, ata pak medvegjas, që janë në vende kyçe për medvegjën, por, ata nuk ishin në mesin e mbi 2600 medvegjasëve, sa ishin në këtë koncert, sigurisht, nga ndonjë agjendë e ngjeshur që e kanë pasur, por kryesia e shoqatës, si gjithmonë të ftuarit dinë ti nderoj, ajo kishte ndarë një mirënjohje falënderimi për prezencën e tyre, por me që nuk ishin prezent, ate mirënjohje ia dhanë profesori Rexhep Abazi, që t`ua përcjell . Fjala përshëndetëse iu dha edhe kryetarit të Shoqatës humanitare Lugina e Preshevës, me qendër në Gossau të St-Gallenit, i cili përshëndeti kryesinë, medvegjasit dhe gjithë të pranishmit dhe u përcolli përshëndetjet më të sinqerta të vëllezërve mërgimtarë të Preshevës, e Bujanocit, që janë anëtarë të kësaj shoqate, që edhe në të ardhmen, do të bashkëpunojmë. Përveç të parit të komunës së Fully, ishin të pranishëm edhe Yannik Buttey deputet i parlamentit zviceran, Jean Daniel Brucher deputet kantonal, Carolin Anse këshilltare komunale dhe Girard (Deni) Ance kryetarë PDC për 13-komunat e Vales dhe shumë intelektualë të tjerë zviceranë. ba shhaaa Doktori i shkencave Llukman Halili, që njëherit është bashkautorë i monografisë për shoqatën, nënshkroi disa libra që të pranishmit i merrnin dhe donin ta kenë nënshkrimin e tij. Kryesia e shoqatës, që të gjithëve që e morën fjalën, ua dhuroi edhe një një monografi, e në mesin e tyre edhe Prof.Jonuz Fetahaj, i cili është edhe lektorë i librit, por edhe kontribues me ca shkrime në këtë monogafi, i cili kishte ardhur enkas nga Kosova në këtë eveniment dhe për t`ia bërë me dije medvegjasëve, se asnjëherë nuk do ti harrojmë mërgimtarët medvegjas. Në këtë mbrëmje, ishte i ftuar edhe deputeti i Parlamentit të Kosovës Jeton Svirca, por me që nuk mundi të jetë prezent për shkak të agjencës së ngjeshur, atij iu nda gjithashtu një mirënjohje dhe këtë mirënjohje, do ja përcjell Prof.Burim Uka. Ishte shumë emocionuese, që kësaj here, në stadiumin e Fully, të pranishëm ishin edhe përfaqësuesja e kombëtares në   futboll e Kosovës U21, të cilët për disa ditë kishin qëndruar në Zvicër, me që kishin zhvilluar disa ndeshje në turneun miqësorë të FIFA-s, së bashku me stafin dhe i shoqëruar nga Fadil Vokrri, deputeti Haxhiu dhe të tjerë. Edhe Shoqata e Motoristave "Shqiponjat" në Zvicër, që gëzojnë autoritet të madh në Zvicër, me uniformën e tyre karakteristike kuq e zinjë, e me motorat më të njohur, u afruan në stadiumin e qytetit Fully, ku vërtet ishte emocion i papërshkrueshëm, që këtë emocion dijnë ta japin këta motorista, që kudo që shihen së bashku që të gjithë, lulëzojnë nëpër rrugët e Zvicrës, sikurse shqiponjat nëpër qiell. Valle e këngë, deri në orën 24.00, atëherë, kur do të duhej që të ndërprehet programi, me përpikshmëru përfundoi, doli në skenë kryetari i shoqatës Zenel Neziri, në emër të kryesisë së shoqatës, falënderoi të gjithë të pranishmit che e shpalli të mbyll koncertin dhe nuk munguan edhe falënderimet nga i pari i qytetit të Fully, i cili, tha fjalët më të mira të mundshme, atëherë, kur si edhe herave të tjera, saktësisht, përfundojnë manifestimet ashtu sikurse që kërkohen rregullat dhe kjo tregon, se shqiptarët në Zvicër, janë të integruar më së miri në këtë shtet dhe respektojnë ligjin e këtij shteti mik të kombit tonë. Vlenë të përmendet, edhe këngëtarja Gjyste Vulaj, e cila, pa pushim këndoi për orë të tëra.   E diela e madhe me aktivitet sportiv Aty në orën 09.00, kur të tjerët ishin në gjum, komisioni sportiv, kryesia e shoqatës, bashkë me veprimtarët e tjerë, kishin bërë stadiumin gati, që të jetë gjithçka në rregull dhe të fillojnë ndeshjet, e që kësaj here, garuan 30 ekipe të futbollit me rregullat e më hershme të njohura në futboll të vogël. Ishin katër referë, që mundoheshin dhe ishin betuar, se do të referojnë si është më së miri, si herave të tjera, të mos ketë ndonjë pakënaqësi dhe të fioj më i miri.E ekipet kishin emocione dhe pritshin që të fitoj dhe të shohin lojëra të mira. Ndërsa komisioni sportiv, si Shaban Uka, Fadil Selmani, Xhevat Neziri, zonjusha Zofije Namani etj, dëshironin që të kaloj, si edhe herave të tjera ky turnir tradicional dhe kishin përgaditur medalje e kupa të ndryshme. Një e diele me një diell të fortë,  nuk i pengoi sportëdashëve, por ata vinin gjithnjë e më shumë për të përcjellur ndeshjet e futbollit dhe diskutonin për mbrëmjen e kaluar, që ka kaluar shkëlqyeshëm dhe nuk ka pasur asnjë incident. Ndërsa në anën tjetër, të stadiumit, të pranishmit, kishin mundësi, të freskohen me pije të ndryshme të ftofta, por nuk mungoi edhe si herave të tjera, ushimi i freskët për të gjithë. Ky organizim, i jep leksione atyre që duan të organizohen mirë e pa asnjë problem, prandaj, kjo shoqatë, gëzon autoritet të madh, jo vetem tek shqiptarët në gjithë Zvicrën e europën, por edhe te zviceranët. Lojtarët e ekipeve, nuk janë të gjithë shqiptarë, aty ka edhe zviceranë, portugez, francez, italianë e kombësi të tjera, por gjithçka kalon fer.Lojë pas loje, erdhi edhe gjysëm finalja e shumë pritur dhe më pastaj finalja. Që në fillim të turnirit, pritej që të shkëlqej edhe kësaj here ekipi Yjet, sepse për disa vjet me radhë po fitojnë, por kishte shumë ekipe të fuqishme, që mezi se e mundi në finale ekipin e Albanezi me penalti, pas dy vazhdimeve. Çka është më e rëndësishmja, se krejt në fund, çdo ekip i uron fitoren të parit dhe ndahen të kënaqur, pa asnjë sharje e rrahje. Nuk munguan edhe emicionet e ekipit Yjet nga Gjeneva, të cilët fituan edhe sivjet turnirin dhe me plot meritë morën kupën e të parit. Në fund, kryesia e shoqatës, së bashku me komisionin sportiv, ndanë kupat e medalje të siguruara nga kryesia e shoqatës, afaristat vëllezërit Selmani që jetojnë e veprojnë në Gjenevë-Lozanë, pastaj nga afaristi Sabit Hiseni dhe disa të tjerë. Kupa e parë "Fair Play" ishte për ekipin "Nipat e dajës", ndërsa lojtari më i miri i takoi ekipit të Yjeve, e portieri më i mirë ng ekipi Albanezi.Vendin e tretë e mori ekipi Folek, ndërsa të katërtin ekipi Prishtina. Lojtarët e ekipit fitues "Yjet"-Gjenevë të këtij turniri të 18-tin me radhë: Lirim Shaqiri portier, Hysen Tolaj, Vicent Bytty, Luca Preciozo, Kushtrim Misini, Flamur Selmani, Eroll Ameti, Arlind Bajrami dhe Zaim Brahimi, u ndanë shumë të kënaqur me organizimin dhe fitoren, ata njëzëri vlerësuan finalen, si dhe gjitha ekipet që ishin në nivel, por nuk munguan edhe fjalët e mira për organizatorët, për komisionin sportiv, për kryesinë e shoqatës dhe për gjithë të pranishmit, që me shumë emicione i kanë përcjellur ata duke luajtur. Komplimente të përzemërta morën edhe tranjerët, të cilët me profesionalizëm, ndanë drejtësi në ndeshje. Pasi u ndanë kupat, u nderuan edhe nga një dhuratë modeste, kupë, edhe Prof.Burim Uka, D.Hebibi, Prof.Jonuz Fetahu etj, për përkrahjen e këtij organizimi. Për dy ditë me radhë, medvegjasit, të drejtuar nga Shoqata Humanitare "Medvegja", u argëtuan, u çmallën si është më së miri dhe uruan njëri tjetrin, për takime të tjera dhe për shëndet e mbarësi. Atëherë, kur pritej që të përmbyllej ky organizim i 18-me radhë, sekretari i shoqatës, e veprimtari i dalluar Fadil Selmani, i dha fjalën Zenel Nezirit, kryetarit të shoqatës, që të përmbyll manifestimin dhe z.Neziri me këto fjalë e mbylli: "Ju falënderoj të gjithëve për pjesmarrje, Medvegja ka plot miqë, u jemi mirënjohës. Falënderojmë komisionin sportiv, referat, ekipet, lojtarët, sponzorët, afaristët, mediat, që të gjithë, nga më i vogli e deri tek më i madhi, për përkrahjen dhe ne do të vazhdojmë të gjithë së bashku, që tash, të mendojmë për takimin tjetër të 19-tin me radhë, duke shpresuar, se deri atëherë, do të jemi mirë me shëndet ne dhe familjet tona. Perendia u bekoftë të gjithëve dhe miqët tanë zviceranë. Të gjithë keni participuar për Medvegjën, për ate Medvegjë Dardane. Qofshim të bashkuar gjithmonë, sepse vetëm bashkë, do të jemi më të fortit, e këtë Medvegja jonë e dëshiron. Ju faleminderit shumë, për shumë herë". Në fund të këtij reportazhi, do të flasin edhe fotot, por një është e sigurtë dhe pajtohen shumë të tjerë, elita e intelektualëve, se Shoqata Humanitare "Medvegja", është ambasadorja e Medvegjës, lobuesi më i mirë për ate Medvegjë shqiptare. /Legjendat e fotove: Pamje kur kryetari i komunes Fully merr nje monografi, e të pranishmit e tjerë, pamje nga koncerti, turniri e kështu me radhë./Dashnim Hebibi/Titulli.com/       SH.SHA Medvgeja -kombetarja e kosoves 1SH.SHA Medvgeja -kombetarja e kosoves 2 Sha medvegja 2 Sha medvegja 4 Sha medvegja 5 Sha medvegja 6 Shaa-Medvegja3 sh. sha medvegja 0futboll sh sha medvgeja mbremje      
KKSH, fton ansamblin “Shota” për nderë të mërgimtarëve
Medvegja, përgatitet të hap 50 vende pune gjatë këtij viti
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration