Shënohet tetë marsi në Bujanoc, nevoja për barazi gjinore në punësim (foto&video)
Lokale

Shënohet tetë marsi në Bujanoc, nevoja për barazi gjinore në punësim (foto&video)

08.Mar.2016 14:01
0
Me rastin e festës ndërkombëtare të gruas "“ 8 marsit, sheshi i Bujanocit sot ishte i zbukuruar me lule ngjyrash dhe lloje të ndryshme, por edhe i mbushur me qytetarë që kishin dal për të blerë dhurata për më të dashurat e tyre.

Lule të gjalla, por edhe ta plastikës, vazo të ndryshme, por edhe komplete bizhuterish, ishin oferta e sheshit të qytetit, duke mos përjashtuar edhe shitoret e kozmetikës dhe butiqet, që sot kanë pasur më shumë punë se ditëve tjera.

Lulet e gjalla mund të tregtoheshin me një çmim prej 50 dinarë, deri më të shtrenjtat 2.500 dinarë, ndërsa shitësit na thanë se janë të kënaqur me shitjen, raporton Titulli.com.

Por, cili është trajtimi i femrës në shoqërinë tonë, në veçanti në komunën e Bujanocit, në arritjen e barazisë gjinore, të proklamuar me të madhe nga liderët politik e institucional.

Sa i përket punësimit, të dhënat nuk janë edhe aq të favorshme për femrat tona.

Sipas një studimi të Shoqatës së grave afariste në Bujanoc, në komunën e Bujanocit janë të punësuara gjithsej 1.858 femra, apo 38.1 për qind e të punësuarve, ndërsa në Preshevë 852 femra apo 27.6 për qind nga numri i përgjithshëm i të punësuarve, përcjell Titulli.com.

Si çdo vit, edhe në këtë vit restoranet e Bujanocit kanë organizuar ndeja për femrat, ku zakonisht ka interesim të lartë nga ana e femrave të komunës sonë./Titulli.com/

VIDEO: 

Pas publikimit të rastit në portalin Titulli, vijnë ndihmat e para për familjen Musliu nga Tërnoci
Ka ndërruar jetë veterani i arsimit Latif Thaçi nga Bujanoci
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration