Shënohet dita e Autizmit në Universitetin Internacional në Preshevë (foto)
Lokale

Shënohet dita e Autizmit në Universitetin Internacional në Preshevë (foto)

03.Apr.2017 12:56
0
Në ambientin e Universitetiti Internacional të Novi Pazarit dega në Preshevë, studentët e drejtimit të psikologjisë të mbështetur nga stafi akademik shënuan ditën ndërkombtare të personave të prekur me Autizëm.

Aktivitetin e hapi njëra nga studentët e drejtimit të psikologjisë pran këtij universiteti  duke thënë se ngritja e vetëdijes dhe senzibilizimi i opinonit niset nga njerzit me përvojë profesionale dhe intelektualët.

Kordinatori i këtij universiteti, Kujtim Sadriu tregoi mbështetjen e plotë ndaj studenteve dhe profesoreve për organizimin e këtyre ngjarjeve dhe pos tjerash shpjegoi se sëshpejti do të filloi edhe ndërtimi i hapsirave moderne të universitetiti ku edhe më shumë do të ofrojm shërbime cilësore për të nxënit e dijes nga ana e studentëve.

Gentiana Memeti, profesoresh e psikologjisë foli për rëndësinë e senzibilizimit të shoqërisë lidhur me çrregullimin e autizmit dhe përgaditjen tonë ndaj prindërve dhe këtyre personave.

Gjithashtu edhe, Shkëlzen Limani në fjalën e rastit potencoi rëndësin e zhdukjes së paragjykimeve ndaj personave me aftësi të kufizuara, trajtimin e tyre shëndetsor, rehabilitues e arsimor si dhe rëndësin e identifikimit dhe intervenimit të hershëm.

Gjatë aktivitetit u shfaq edhe një filmdokumentar që tregonte përvoja të prindërve të fëmijëve me autizëm dhe bashkëjetesa me ta. Ndërsa krejt në fund u shtrua edhe një koktej ku të ftuarit shfrytëzuan mundësit për të diskutuar më shumë lidhur me përvojat e tyre për Autizmin dhe mundësit e reja për mbështetje./Titulli.com/

 

 

Ftesë për regjistrim të studentëve në fakultetin ekonomik në Bujanoc 2017 (video)
Bujanoc: Hapet konkursi për klubet sportive, 10 milion dinarë në dispozicion
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration