Shënohet dita botërore e shëndetësisë edhe në Bujanoc (foto)
Lokale

Shënohet dita botërore e shëndetësisë edhe në Bujanoc (foto)

07.Apr.2017 12:04
0
Përfaqësues nga Shoqata "Mjekët e Luginës" për Ditën Botërore të Shëndetësisë kanë organizuar kontrollimin e tensionit të gjakut si dhe kontrollimin e nivelit të sheqerit në gjak falas në qendër të Bujanocit.

Sipas nënkryetarit të kësaj shoqate, Dr. Adnan Salihut qëllimi i këtij organizimi është vetëdijesimi i qytetarëve për kontrollimin e tensionit të gjakut si dhe kontrollimin e nivelit të sheqerit të gjakut, shkruan Titulli.com.

“Tensioni i gjakut dhe niveli i sheqerit pasi që ndikimi tyre në shëndetin e qytetarëve është tejet i rëndësishëm andaj është e rëndësishme vetëdijesimi i qytetarëve për kontrollime më të shpeshta”, theksoi Salihu.

Shoqata për qytetarët ka shpërndarë disa broshura në gjuhën shqipe dhe serbe për informimin e qytetarëve rreth sëmundjes së diabetit rrezikut dhe mjekimin e sëmundjes./Titullin.com/.

Nis bashkëpunimi kulturorë institucional mes Kosovës dhe Luginës së Preshevës (dokument)
Reagim: Diferencimi ideo politik i Ragmi Mustafës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration