Shënohet 16 vjetori i daljes në skenë të UÇPMB-së
Lokale

Shënohet 16 vjetori i daljes në skenë të UÇPMB-së

26.Jan.2016 19:01
0
Në fshatin Dobrosin të komunës së Bujanocit sot është shënuar 16 vjetori i daljes në skenë të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, njofton Titulli.com.

Në këtë ngjarje përkujtimore të organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës (OVL) së ish – UÇPMB-së në Bujanoc, kanë marrë pjesë veteranë, familjarë të dëshmorëve, dhe qytetarë nga komuna e Bujanocit.

Me këtë rast të pranishmit përkujtuan dëshmorët e rënë me homazhe dhe kurora lulesh në varrezat e fshatit dhe tek vendi i rënies së vëllezërve Saqipi në hyrje të fshatit Dobrosin, si dhe në Lluçan tek vendi i rënies së Artan Abazit nga fshati Miratoc i komunës së Preshevës.

Në manifestimin e mbajtur në Dobrosin para të pranishmëve me fjalime rasti u paraqitën Sali Salihi, kryetar i OVL-së në Bujanoc, Halim Hasani, historian nga fshati Dobrosin dhe Arif Abazi, babai i dëshmorit Artan Abazi.

Ushtria Çlirimtare për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë ishte paraqitur publikisht në skenë pikërisht para 16 viteve pas vrasjes së vëllezërve Isa dhe Shaip Saqipi nga fshati Dobrosin./Titulli.com/

Ja çfarë kërkuan Musliu, Arifi e Mustafa në Prishtinë
Toponimia e Preshevës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration