Ja çfarë kërkuan Musliu, Arifi e Mustafa në Prishtinë
Lokale

Ja çfarë kërkuan Musliu, Arifi e Mustafa në Prishtinë

26.Jan.2016 16:39
0
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës (MKRS) sot ka nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit me Këshillin Kombëtar Shqiptar për fushën e kulturës dhe të rinisë.

Në takimin e mbajtur në Prishtinë, zëvendëskryeministri njëherësh edhe ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Kujtim Shala ka pritur kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar të Luginës së Preshevës, Jonuz Musliun, kryetarin e Preshevës, Ragmi Mustafën dhe atë të Bujanocit, Nagip Arifin, raporton Anadolu Agency.

Zëvendëskryeministri Shala tha se memorandumi ka peshë më të madhe politike se sa dy memorandumet e nënshkruara rishtas gjatë vizitës së tij në Luginë, me 8 janar 2016.

Në konferencën për shtyp pas takimit dhe nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit, zëvendëskryeministri Shala u shpreh se ky memorandum ka peshë më të madhe politike se sa dy memorandumet e nënshkruara rishtas, me komunat e Preshevës dhe Bujanocit, gjatë vizitës së tij në Luginë, me 8 janar 2016.

Zëvendëskryeministri Shala rikujtoi se, pas mbledhjes së përbashkët të qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë, më 11 janar 2014, në Prizren, ishte marr vendimi për krijimin e fondit të përbashkët për komunat e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës dhe se tani, Kosova është duke përshpejtuar krijimin e këtij fondi për të plotësuar obligimet që i takojnë qeverisë kosovare, me qëllim të krijimit të mundësive për investime dhe të ndihmës financiaret të këtyre komunave.

“Memorandumi përcakton bashkëpunimin në fushën e kulturës dhe të rinisë, në radhë të parë të kulturës, por përfshinë edhe programin e librit dhe bibliotekave, aktivitetet kulturore, ndihmën financiare të institucioneve të Kosovës që do të japin konform aktiviteteve të kulturës në komunat me shumicë shqiptare atje. Unë mund të them se pjesa e parë e programit që lidhet me politikat e librit dhe bibliotekat, ka filluar dhe do të realizohet brenda një muaji apo një muaji e gjysmë” tha zëvendëskryeministri Shala. 

“Ky memorandum bashkëpunimi është historik për shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe për vet Kosovën sepse po fillojnë themelet e bashkëpunimit në mes të Luginës së Preshevës dhe Kosovës” deklaroi Musliu. Ai tha se me këto veprime qeveria e Kosovës po tregon interesim për kushtet në të cilat jetojnë shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe dëshiron të ndihmojnë që popullata e atjeshme të jetojë normalisht si gjithë popujt tjerë në Evropë dhe jo sikurse jeton tani, sipas tij, si më e diskriminuara në Evropë. 

“Qeveria e Republikës së Kosovës në Bruksel duhet të kërkoj që për shqiptarët e Luginës së Preshevës, në mënyrë reciproke të zgjidhet problemi, sikur për serbët në Kosovë, natyrisht edhe për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Derisa serbët e Kosovës i kanë të gjitha tekstet mësimore, mësojnë nga Serbia, pse mos t’i kenë tekstet mësimore edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës, kur dihet se që nga viti 1974 nuk ka hyrë asnjë tekst mësimor nga Republika e Kosovës. Tani është momenti kur, në shekullin 21, fëmijët mos të kenë tekste mësimore në Luginë të Presehvës, është absurde. Republika e Kosovës është duke u interesuar edhe me këto 103 mijë e 222 tekste, të cilat janë qe pesë muaj në terminalin doganor të Serbisë” tha Jonuzi duke shprehur këmbëngulësin për zgjedhjen e problemit të arsimit shqip në Luginën e Preshevës, përfshirë edhe atë të njohjes së diplomave.

Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi deklaroi se nënshkrimi i memorandumit të bashkëpunimit me MKRS-në, me 8 janar 2016, ishte ditë historike për shqiptarët e Luginës së Preshevës sepse, pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, kjo ishte hera e parë që një zëvendëskryeministër i Kosovës i kishte vizituar shqiptarët e Luginës. Arifi shprehu bindjen e tij se marrëveshja e nënshkruar do t’i kontribuoj zhvillimit të kulturës, arsimit dhe fushave tjera.

“Pse jo edhe të zhvillimit ekonomik sepse ministri sot na ka premtuar se, në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë së Kosovës do të propozoj krijimin e fondit të posaçëm për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Ju e dini se situata nuk është në favor të shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe pikërisht për shkak kësaj, ne sot jemi duke udhëtuar për në Strasburg, ku nesër do të takohemi me Komisarin e lartë për Pakica të Këshillit të Evropës” tha Arifi.

Kryetari i Preshevës, Ragmi Mustafa, shpreson se shembullin e zëvendëskryeministrit Shala do ta ndjekin edhe ministrat tjerë të Qeverisë së Kosovës, për të treguar kujdes më të madh për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Mustafa po ashtu theksoi se, pret që në mbledhjen e ardhshme të përbashkët të qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë do të flitet për zbatimin e marrëveshjes për Fondin e Përbashkët për Luginën e Preshevës.

Kosova do të investojë 450 mijë euro për kulturën në Luginë (video)
Shënohet 16 vjetori i daljes në skenë të UÇPMB-së
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration