Faza e katërt dhe e fundit e punimeve për rregullimin e hapësirës së jashtme të shkollës së mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc është duke vazhduar sipas planifikimeve.
Ekskavatorët dhe kamionët e kompanisë Saba Bellça në disa pjesë kanë asfaltuar oborrin e shkollës , ndërsa kanë filluar edhe punimet për rregullimin e terreneve të jashtme sportive, raporton Titulli.
Drejtori i kësaj shkolle pat thënë se se me realizimin e kësaj faze të fundit krijohen kushte të nivelit evropian.
“Tash na mbetet neve që të ftojmë të gjithë arsimtarët dhe nxënësit që të kultivojmë një dituri më të madhe dhe të jemi konkurrent në çdo universitet të rajonit” është shprehur Ibrahimi.
Sipas kryetarit të deritanishëm të komunës së Bujanocit Shaip Kamberitme përfundimin e kësaj faze të punimeve krijohet tamam një qendër e vërtetë arsimore, një qendër me kapacitete të tërësishme ashtu siç ishte projektuar dhe realizimi i saj.
Kamberi pat nënvizuar se këto punime paraqesin fazën e katërt të këtij projekti kapital i filluar viteve të mëhershme dhe ka vlerën e 43 milionë dinarëve.
Ky projekt përfshinë rregullimin e hapësirës jashtë objektit të shkollës, oborrit të saj, terreneve sportive, parkut dhe parkingjet për nevojat e kësaj shkolle. Projekti financohet nga Banka Evropiane e Investimeve përmes Ministrisë për plan nacional dhe komunës së Bujanocit, ndërsa punimet kanë filluar më 14 mars të këtij viti./Titulli.com/