Lokale
Nagip Arifi zgjidhet kryetar i komunës së Bujanocit (foto & video)
Përbërja e re e qeverisjes lokale përbëhet nga Nagip Arifi, kryetar i komunës së Bujanocit, nënkryetar Stojança Arsiq, kryetar i Kuvendit Komunal Hajredin Hyda, zv/kryetarë i kuvendit Veli Idrizi dhe Bozhidar Angjelkoviq dhe sekretar Emrulla Lutfiu, raporton Titulli.
Kuvendi Komunal i Bujanocit ka mbajtur sot seancën konstituive dhe ka zgjedhur udhëheqësin e re të qeversisjes lokale, pas zgjedhjeve të 6 majit.
Stojanaça Arsiq, këshilltari më i vjetër në këtë kuvend ka udhëhequr seancën dhe të pranishëm ishin 41 këshilltarë, të cilët kanë vërtetuar mandatet dhe kanë dhënë deklaratën solemne.
Pas kësaj këshilltarët shqiptarë nga Partia për Veprim Demokratik, Lëvizja e Progresit Demokratik, Unioni Demokratik Shqiptar dhe dy këshilltarët nga Partia Përparimtare Serbe, kanë lëshuar punimet e seancës së sotme.
Ndërsa, kuvendi ka vazhduar punën me 21 këshilltarë dhe për kryetar të kuvendit komunal është zgjedhur Hajredin Hyda, 2 zëvendës kryetarët janë Veli Idrizi dhe Bozhidar Angjelkoviq dhe sekretar është emëruar Emrullah Lutfiu.
“I falënderoj këshilltarët që më votuan dhe më besuan këtë detyrë, privilegj dhe përgjegjësi, po ashtu falënderoj edhe Partinë Demokratike e cila pati besim për të më propozuar për këtë detyrë. Në mandatin e ardhshëm si kryetar I kuvendit Komunal të Bujanocit do të mundohem të jem i përgjegjshëm, i ndërgjegjshëm për të gjithë këshilltarët e popullit të komunës së Bujanocit”, tha Hajredin Hyda, kryetari i sapo zgjedhur i Kuvendit Komunal i Bujanocit.
Kryetari i Kuvendit Komunal, Hajredin Hyda pasi morri detyrën vazhdoi punimet e seancës dhe propozoi kandidatin për kryetar komune Nagip Arfin dhe zv/kryetar Stojança Arsiq, të cilët u votuan nga 21 këshilltarët me vota të fshehta.
Nagip Arifi, kryetar i sapo zgjedhur i komunës së Bujanocit ka dhënë betimin solemn dhe është zotuar se do të punojë për të mirën e gjithë qytetarëve të Bujanocit.
“Sot është një ditë e madhe, sepse qytetarët vendosën kështu dhe këshilltarët e bën vetëm kurorëzimin. Unë do të jem kryetar i gjithë qytetarëve të saj dhe do të punojmë për të mirën e tyre”, tha Arifi.
Kuvendi Komunal i Bujanocit numëron 41 këshilltarë komunal dhe sipas rezultatit të zgjedhjeve të 6 majit Partia Demokratike e Nagip Arifit ka siguruar 12 këshilltarë, Partia për Veprim Demokratik-Shaip Kamberi 9, Lëvizja e Progresit Demokratik 6, Grupi Qytetar- Dr Stojanqa Arsiq 5 këshilltarë, lista e përbashkët-Zgjedhja për Bujanocin më të mirë” 4 këshilltarë, Unioni Demokratik Shqiptar 3 dhe Partia Përparimtare Serbe – Tomislav Nikoliç, ka siguruar 2 mandate në kuvenidn komunal në Bujanoc.
Me verifikimin e sotëm të mandateve për këshilltarë të kuvendit komunal të Bujanocit, është shpëtuar edhe nga masat e dhunshme, sepse sipas ligjit kushtetues mbi zgjedhjet lokale 9 qershori ishte afati I fundit për verifikimin e mandatit të këshilltarëve komunal, në të kundërtën do të vendoseshin masat e dhunshme nga Beogradi deri në zgjedhjet e reja lokale./Titulli.com/
http://youtu.be/M1pFw_ol4QM
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!