Intervista
“Sezai Surroi”: Ekskursioni, provimet e maturës, mbrëmja...
Nxënësit maturant të shkollës së mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc, në fillim të këtij muaji u kthyen nga ekskursioni gjashtë ditor në qytetin e Durrësit në Shqipëri. Drejtori i këtij institucioni arsimor Zejni Fejzullahu gjatë intervistës për portalin informativ Titulli.com shpjegoi mënyrën e realizimit të ekskursionit si dhe përgatitjet që po bëhen rreth mbajtjes së provimeve, fotografimit dhe rezervimit të restorantit për mbrëmjen e maturantëve.
Titulli: z. Fejzullahu, gjatë pushimit pranveror shkolla “Sezai Surroi” organizoi ekskursion me nxënësit maturantë, e mund të na thoni si ishte organizimi dhe në përgjithësi si kaloi ekskursioni?
[caption id="attachment_72376" align="alignleft" width="118"] Zejni Fejzullahu, (u.d.) Drejtor i shkollës së mesme "Sezai Surroi"[/caption]
Z.Fejzullahu: Siç jeni në dijeni, ekskursioni me maturantë u realizua prej datës 29.04.2013 deri më 04.05.2013 në qytetin e Durrësit.Në ekskursion shkuan gjithsejtë 324 nxënës, 18 profesorë, udhëheqësi i ekskursionit, drejtori i shkollës dhe mjeku. Udhëheqës të ekskursionit ishte Vehid Vebiu, ndihmës drejtor.
Ekskursioni u realizua prej datës 29.04.2013 deri më 04.05.2013 në qytetin e Durrësit. Nisja nga Bujanoci u bë në ora 06:35. Relacioni ishte Bujanoc-Prizren-Durrës. Në qytetin e Durrësit arritëm ora 18:10. Nxënësit u vendosën në hotelin ‘’Shala’’ dhe në hotele ndihmëse.
Ditën e dytë vizituam qytetin e vjetër të Durrësit dhe vendet historike të tij. Ditën e tretë vizituam Tiranën dhe u njoftuam me shumë vende të rëndësishme të kryeqytetit shqiptar.
Ditën e katërt vizituam qytetin e Krujës, ku patëm rastin të vizitojmë muzeun historik ‘’Gjergj Kastrioti-Skënderbeu’’. Ishte kënaqësi të vizitohej ky muze.
Ndërsa ditën e pestë me plan kishim që të vizitonim Vlorën, por me kërkesë të shumicës absolute të nxënësve dhe kujdestarëve, vendosëm që të vizitojmë disa vende me rëndësi të veçantë në qytetin e Durrësit.
Dita e gjashtë ishte e fundit e këtij ekskursioni. Nisja për në Bujanoc u bë ora 10:00 nga hoteli ‘’Shala’’. Në Bujanoc arritëm ora 22:25.
Titulli: Çfarë ishte procedura e përzgjedhjes së ofertuesve, si transporti poashtu edhe i hoteleve në Durrës?
Z.Fejzullahu: Më 19.04.2013 është bërë hapja e ofertave të 4 ofertuesve që kanë konkurruar.
Oferta e parë ishte “Stevoni travel” e cila ofronte këto kushte: çmimi 3500 din dhe 67 euro për person, kujdestarët dhe drejtori ishin me çmim falas. Për vendosje ishte propozuar hoteli ‘’Shala’’ në Durrës.
Oferta e dytë ishte ‘’Maxhari Tours’’ nga Tërnoci e cila ofron këto kushte: 95 euro për person. 15 nxënës, kujdestarët dhe drejtoria ishin pa pagesë ku harxhimet i mbulon ofertuesi. Vendosja e nxënësve ishte parapa në hotelin ‘’Ballakan’’ apo ‘’Hotel- al Albania’’ në Durrës.
Oferta e tretë ishte e agjensionit ‘’G.T. Tours’’ nga Vranja e cila ofron 105 euro për person, çdo 20 nxënës një nxënës gratis, kujdestarët dhe drejtoria gratis ekskursionin. Vendosja e nxënësve dhe personelit arsimor bëhet në hotelin ‘’Kupola’’ në Durrës.
Oferta e katërt ishte e agjensionit ‘’Safir+Travel’’ nga Vranja. Çmimi për person ishte 190 euro.
Më 21.04.2013 komisioni i përzgjedhur nga radhët e pleqësisë së prindërve, përfaqësuesit të parlamentit të nxënësve dhe drejtorisë së shkollës, vizitoi të gjitha hotelet dhe në vendngjarje u njoftua me kushtet e ofruara nga ofertuesit. Komisionin e udhëhoqi drejtori i shkollës. Të gjitha harxhimet e udhëtimit i hoqën ofertuesit.
Në mbledhjen e mbajtur më 23.04.2013 komplet komisioni u dakordua që të përzgjidhet hoteli ‘’Shala’’, ndërsa kontrata të nënshkruhet me ‘’Stevoni travel’’ apo ‘’G.T. Tours’’.
Kontrata u nënshkrua më 26.04.2013 me përfaqësuesin e ‘’G.T. Tours’’ Fatmir Hasani. Çmimi për nxënës është 100 euro.
Në mbledhjen e këshillit të shkollës u mor qëndrim që marshuta e paraparë mund të ndryshohet me leje të udhëheqësit të udhëheqësit të ekskursionit.
Vlen të ceket se nxënësit e shkollës kanë marrë disa iniciativa për grumbullimin e të hollave për tju mundësuar shkuarja në ekskursion edhe e maturantëve me kushte më të vështira ekonomike. Është organizuar party në lokalet e shkollës, është formuar një komision nga radhët e përfaqësuesve te parlamentit të nxënësve për grumbullimin e mjeteve nga ndërmarrjet publike, shoqërore, firmat apo individët. Është organizuar shitje e ëmbëlsirave në qendër të qytetit. Shfrytëzoj rastin që përmes web portalit tuaj shumë të lexuar, t`i falënderoj të gjithë ata që në çfarëdo forme ndihmuan maturantët e shkollës sonë.
Gjithçka ishte shumë transparente dhe pa asnjë vërejtje nga komplet personeli përgjegjës mbi realizimin e ekskursionit.
Vlen të ceket se janë kthyer afro 245 euro nga ekskursioni, mjete të parapara për pagesën e dëmeve eventuale të shkaktuara në hotele. Kësaj radhe nuk është shkaktuar edhe dëmi më i vogël gjatë tërë ekskursionit, dmth as në hotele e as në autobusë. Përzgjedhja e hotelit është bërë me shumicë absolute nga përfaqësuesit e prindërve të nxënësve dhe përfaqësuesit të parlamentit të nxënësve, e them me plot përgjegjësi, pa ndikim nga askush tjetër. Unë kam përkrahur vendimin e tyre.
Titulli: Si vlerësoni, a ka vend për kritika për mënyrën e organizimit dhe të mbarëvajtjes së ekskursionit?
Z.Fejzullahu: Sipas mendimit të udhëheqësit të ekskursionit, kujdestarëve të nxënësve si dhe shumicës së nxënësve, ekskursioni u realizua me sukses. Vërejtje gjithnjë mund të bëhen, sepse asgjë nuk është e përkryer. Vlen të përsërisim se në ekskursion ishim afro 350 persona ku qëndruam gjashtë ditë përkatësisht pesë net. Sa i përket ushqimit në racionin e mëngjesit, nuk kemi pasur vërejtje sepse ishte i stilit tavolinë suedeze ku ofronin qumësht ose çaj, vezë të ziera, marmelatë, margarinë, vezë të skuqura etj. Ndërsa darka ishte e nivelit mesatar për çka vërejtjet ishin të arsyeshme si nga drejtoria, kujdestarët nxënësit dhe organizuesi i udhëtimit. Komplet personeli arsimor kemi ngrënë të njëjtin ushqim që është përgatitur edhe për nxënës. Llojet e mishrave kanë qenë : mish viçi dhe mish pule. Për këtë jemi vërtetuar edhe me dokumentet e ofruara për llojin e mishit nga përgjegjësi i hotelit. Kontrollin e tërë ushqimit e ka bërë nënshkruesi i ofertës z. Hasani person me shumë përvojë në këtë profesion.
Drejtori i shkollës nuk ka të drejtë të marrë mëditje as nga ofertuesi e as nga përfaqësuesit e prindërve të nxënësve. Në bazë të dokumentacionit mbi realizimin e ekskursionit gjatë këtij viti, lehtë mund të vërtetohet se mëditje ju takon vetëm kujdestarëve, udhëheqësit të ekskursionit dhe mjekut. Me rregulloren mbi realizimin e ekskursionit, mëditjet për personelin e cekur më lartë duhet t`i sigurojnë përfaqësuesit e prindërve të nxënësve pjesëmarrës në ekskursion.
Titulli: Maturantëve tani i kanë mbetur edhe pak ditë në bankat e shkollës, përveç përgatitjes së tyre për provimet e maturës, a janë përzgjedhur edhe ofertat e restoranteve për mbajtjen e mbrëmjes si dhe të fotografimit të tyre ?
Z.Fejzullahu: Pasi të përfundojë procesi edukativo-arsimor, nxënësit do t`i nënshtrohen provimeve të maturës, përkatësisht atyre përfundimtare. Më 10.05.2013 është përzgjedhur ofertuesi për fotografimin e maturantëve. Nga katër ofertuesit, shumica absolute e përfaqësuesve të nxënësve u deklaruan se ofertuesi i përzgjedhur i tyre është “Foto Gazi” nga Gjilani. Fotografimi i maturantëve do të bëhet në Bujanoc me çmim prej gjashtë euro për person. Në çdo paralele dy nxënës do të fotografohen falas.
Për mbrëmjen e maturës do të vendosim ditët në vijim. Uroj që maturantët të përgatiten sa më mirë për kryerjen e maturës dhe ata që dëshirojnë të vazhdojnë studimet, të regjistrohen në afatin e parë, ashtu që të na kthehen profesionalisht të përgatitur për të dhënë kontributin e tyre në këto hapësira./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!