Serbisë i del jashtë kontrollit situata: 131 të infektuar në kujdes intensiv
Në 24 orët e fundit në Serbi nga COVId-19 kanë vdekur 9 persona, ndërsa shqetësuese për qeverinë e Serbisë është numri i rasteve të reja që në 24 orët e fundit janë 411 persona, përderisa edhe dje ishin shfaqur 424 raste të reja.
Duke marrë parasysh masat që ka ndërmarrë Qeveria e Serbisë, një numër kaq i lartë i rasteve të reja paraqet shqetësime për autoritetet serbe, shkruan RTS.
Dje në mëngjes ka përfunduar ora policore që ka zgjatur 60 orë, që nga dita e premte prej orës 17:00 ishte ndaluar lëvizja.
Shumica e viktimave janë të moshës 60 – 69 vjeç gjithsej 29, ndërsa 12 viktima kanë qenë të moshës 40.49 vjeç, ndera mbi 80 vjeç kanë pësuar 15 viktima.
Në Serbi persona me coronavirus janë shfaqur edhe nëpër institucione si shtëpi të pleqve, qendra të psikiatrisë ku janë infektuar mbi 40 person në spitalin e psikiatrisë në qytetin e Nishit.
Ndërsa virusi ka prekur edhe tek 30 punonjës të institucioneve të kujdesit social.
Në 24 orët e fundit në Serbi janë testuar 2,440 persona.
Serbia ka numër të lartë të personave të testuar, kështu deri më sot janë testuar 23,398 persona.
Nga të gjithë të infektuarit në trajtim spitalor janë 2,890 pacientë, nga ta 131 janë në trajtim me respiratorë.
Në Serbi janë shëruar nga Coronavirusi pak më shumë se 400 persona, por kjo nuk i “ngushëllon “ autoritetet meqenëse vetëm në 24 orët e fundit u rrit ky numër mbi 400 raste të reja.
Ndër të shëruarit është edhe pacienti 0, i cili pas shërimit ka dhuruar kampionë të gjakut për studime shkencore për të gjetur trajtim për Coronavirusin.
Një numër i madh i rasteve të reja erdhën nga qendra e gerontologjisë në qytetin e Nishit, ku si pasojë e moskujdesit janë infektuar 139 persona, ndër 4 raste janë punonjës – të kësaj qendre.
Instituti i Shëndetësisë në Serbi ka njoftuar se atje kanë arritur të njohura si testet e shpejta për Coronavirus, duke njoftuar se janë teste që shpejt japin rezultatet dhe do të ndihmojnë që të rritet numri i personave të testuar, këto teste do të shpërndahen nëpër të gjitha laboratorët e Serbisë.
Qendra e gerontologjisë në qytetin e Nishit është e izoluar, dhe 77 punëtor janë të mbyllur duke pritur të testohen se a janë prekur nga Coronairusi.
Policia në Serbi dje kishte arrestuar drejtorin e qendrës së gerontologjisë në qytetin e Nishit, nën dyshimet se si personi autorizuar nuk ka ndërmarrë masat e rekomanduara për të parandaluar përhapjen e sëmundjeve ngjitëse të pandemisë COVId-19.