Serbia rrezikohet nga 'Tornado-t'
Nga e hëna, Serbia do të jetë nën kërcënimin e tornadove. Katastrofa alarmohet nga Drejtoria hidrometeorologjike e Serbisë. Në faqen zyrtare të kësaj drejtorie shkruhet se të hënën, më 30 qershor pritet moti i keq me rrebeshe shiu, breshër dhe erë të fuqishme.
“Ruani kokën, do fluturojnë çati”, janë vetëm disa nga titujt e gazetave serbe që transmetojnë deklaratat e ekspertëve, mbi tornadot, të cilat edhe pse nuk do të jenë si ato në SHBA, prapëseprapë do të kenë fuqi ciklonesh, sa mund të gllabërojnë çati shtëpish dhe pemë.Vorbulla e ajrit i ngjanë turjelës ose hundës së elefantit që zgjerohet në fund dhe rrotullohet shumë shpejtë. Rritja e temperaturave për shkak të ngrohjes globale sjell rritje të përqendrimit të avujve të ngrohtë, kushte këto që mundësojnë katastrofa të tilla atmosferike", thonë ekspertët e ndryshimeve klimatike.
Në 30 vitet e fundit shërbimi meteorologjik serb ka regjistruar gjithsej 4 goditje të tilla, ndërsa para disa kohësh regjistroi të pestën. Paralajmërohet se këto ciklone do të jenë më të shpeshta në të ardhmen. /Titulli.com/