Serbia pritet të mbajë zgjedhje në këtë datë,  politikanët duhet të jenë më kreativ në fushatë
Lokale

Serbia pritet të mbajë zgjedhje në këtë datë, politikanët duhet të jenë më kreativ në fushatë

23.Apr.2020 19:44
0

Zgjedhjet parlamentare në Serbi sipas të gjitha gjasave do të mbahen në kohë pandemie.

B92, bazuar në burime, raportoi sot se zgjedhjet mund të mbahen më 28 qershor. Zyrtarizimi i ditës së zgjedhjeve do të bëhet pas heqjes së gjendjes së jashtëzakonshme në këtë vend, e vënë si masë për ndalimin e përhapjes së koronavirusit.

Më herët, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë që data do të caktohet në takim me liderët e partive politike, transmeton Titulli.com.

“Do t’iu njoftoj kur të pjekën kushtet. Do t’i propozojmë Komisionit Zgjedhor të presë 2 deri në 5 ditë nga momenti kur të hiqet gjendja e jashtëzakonshme. E më pas të nisë puna për përgatitjen e mbajtjes së zgjedhjeve”, ka thënë më herët Vuçiq.

Është përmendur edhe 21 qershori si mundësi, por në këtë rast do të duhej që fushata zgjedhore të niste më 12 maj.

Drejtori ekzekutiv i CeSID-it, Bojan Klaqar, ka pranuar se zgjedhjet mund të mbahen në qershor nëse lejon situata epidemiologjike.

Serbia është goditur goxha shumë nga koronavirusi. Deri më tash, në këtë vend janë regjistruar 7.114 raste, ndërkohë që kanë vdekur 134 persona. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se pandemia pritet të zgjasë edhe për një kohë “relativisht të gjatë”.

“Meqë gjendja e jashtëzakonshme është vënë më 16 mars, e zgjedhjet ishin caktuar për 26 prill, fushata duhet të zgjasë aq sa ka ditë mes dy datave, që i bie se ajo do të zgjasë 39 ditë dhe dy ditë do të ishin heshtje parazgjedhore”, ka thënë Klaqar.

Ai kujton se fushata dhe dita e zgjedhjeve do të nënkuptonin grumbullim të njerëzve. Po ashtu, shton se fushata nuk do të jetë e tillë, siç ishte deri më tash.

“Akterët politikë do të duhet të tregojnë se cila është oferta e tyre dhe atë ta drejtojnë përmes mediave, e më pak përmes takimeve në terren. Do të duhet të jenë më kreativë në raport me zgjedhësit”, tha ai.

Sipas tij, gjëja kryesore është procesi i ditës së zgjedhjeve, për çka duhet pasqyrë e mirë e situatës epidemiologjike./Titulli.com/

“Votuesit do të donin sa më shpejt mbajtjen e zgjedhjeve, pasi kjo do të nënkuptonte kthim në normalitet, por gjërat nuk shkojnë aq lehtë dhe shpejt”, ka shtuar Klaqar.

Qeveria në detyrë e Kosovës ndan 500 mijë euro për Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën
Kamberi: Ndihma e Kosovës, rrjedhojë e bisedave më Albin Kurtin (vendimi)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration