Serbia merr ‘shuplakë’ nga BE: Nuk janë plotësuar kushtet për hapjen e kapitullit të ri
Lokale

Serbia merr ‘shuplakë’ nga BE: Nuk janë plotësuar kushtet për hapjen e kapitullit të ri

09.Dec.2020 07:43
0

Këshilli i Ministrave i Bashkimit Evropian ka arritur në përfundimin se  për hapjen e një kapitulli të ri në negociatat e anëtarësimit me Serbinë nuk janë përmbushur dhe se progresi është i nevojshëm në pajtimin në rajon, çështjet e demokracisë, pavarësisë së gjyqësorit, lirisë së shprehjes dhe mediave, tha në Bruksel ministri gjerman për Evropën, Michael Roth.

Ai tha se në fund të sesionit dy-ditor të ministrave të jashtëm të , dhe kështu u përgjigj në pyetjen e gazetarëve se çfarë e pengoi hapjen e të paktën një kapitulli në negociatat me Beogradin.

“Hapja e kapitullit të negociatave për anëtarësimin në BE nuk është një dhuratë bujare nga Brukseli dhe nuk varet nga Berlini, por nga përparimi i arritur, dhe është e nevojshme që propozimi i Komisionit Evropian të miratohet unanimisht nga të gjithë anëtarët, në mënyrë që të hapet një kapitull i ri”, u shpreh Roth.

 “Këshilli i Ministrave arriti në përfundimin se kushtet nuk janë përmbushur aq sa të hapnin një kapitull të ri në negociatat me Serbinë”, shtoi ministri gjerman për Evropën.

Nëse diskutimet, shpjegoi Roth, zbuluan se në çështjet kryesore të pluralizmit të medias, demokracisë, pluralizmit politik, lirisë së shprehjes, pajtimit në rajon, pavarësisë së gjyqësorit, është bërë përparim i mjaftueshëm, atëherë nuk do të ishte shumë e vështirë të shkosh më tej dhe të hapesh kapitujt për negociata.

“Por kjo nuk varet nga ne, nuk është në duart tona, natyrisht varet nga vendet kandidate për anëtarësim,” përfundoi ministri gjerman për Çështje Evropiane.

Angazhimi amerikan i nevojshëm për zgjidhjen e problemeve të Balkanit
Serwer kritikon mediat serbe: Po po përdorni terme raciste ndaj shqiptarëve të Kosovës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration