Serbia do deshqiptarizimin e Luginës
Lokale

Serbia do deshqiptarizimin e Luginës

22.Mar.2015 23:24
0

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë, gjatë viteve 2013 dhe 2014 u ka pasivizuar 256 qytetarëve shqiptarë vendbanimet e tyre, pavarësisht faktit se ata vazhdojnë të kenë pasuritë dhe familjet e tyre në Komunën e Preshevës. Këto të dhëna të publikuara nga vetë kjo Ministri, kanë shqetësuar Këshillin për të Drejtat e Njeriut (KDNJ) të Luginës, shoqërinë civile dhe institucionet shqiptare të kësaj zone.

Sipas të parit të KDNJ-së në Luginë, Belgzim Kamberi, shteti serb tani po përdor veprimin e tretë diskriminues, atë të pasivizimit të vendqëndrimit dhe vendbanimit me qëllim të deshqiptarizimit të rajonit. 

Ky veprim vjen pas mohimit të së drejtës për t’u kthyer në vatrat e tyre qytetarët shqiptarë që ishin dëbuar gjatë viti 2000/2001, si dhe pas konstatimit të njëanshëm se në Serbi jetojnë vetëm pesëmijë shqiptarë, raporton RTK.

Ndaj dukurisë së pasivizimit të vendqëndrimit dhe vendbanimit kanë reaguar edhe përfaqësuesit e Qendrës për Avokim dhe Zhvillim të Demokracisë. Ndërkohë, përmes një komunikate për medie kanë reaguar edhe përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Sipas të dhënave të Ministrisë serbe të Punëve të Brendshme të siguruar në bazë të ligjit për qasje në informata zyrtare, në komunën e Preshevës dhe Bujanocit gjatë vitit 2013 i është pasivizuar 124 qytetarëve e drejta e vendbanimit, ndërsa në 2014 këtë të drejtë e kanë humbur 132 qytetarë, vendim ky i ndërmarr në bazë të Ligjit mbi vendbanimet dhe vendqëndrimet. /Titulli.com/

Preshevarët kërkojnë ndryshimin e emrit të rrugës "Ivo Lola Ribar" (Foto)
Qytetarët të interesuar për informacionet rreth prokurorimit dhe shpenzimeve të buxhetit komunal në Bujanoc e Preshevë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration