Serbët edhe me një listë zgjedhore në Bujanoc
Në zgjedhjet e ardhshme lokale në Bujanoc serbët do të mund të votojnë edhe për një listë serbe, pasi marrëveshje kanë arritur liderët e tre partive në këtë qytet, njofton portali Bujanovaçke, transmeton Titulli.com.Siç njofton ky portal liderët e Serbisë unike (JS), Partisë Socialistë të Serbisë (SPS) dhe Partisë së Ripërtëritjes Serbe (SPO), Branislav Lukiq, Bozhidar Angjelkoviq dhe Nenad Tasiq kanë arritur marrëveshje për dalje të përbashkët në zgjedhje.
Branislav Lukiq ka thënë se nuk ka kaluar propozimi i tyre që secila parti të merrë një vend për këshilltar në maje të listës, e që më pas radhitja të bëhet sipas fuqisë së partisë, që ka qenë shkaku për krijimin e këtij koalicioni parazgjedhor.
Kjo ka rezultuar, sipas tij, me marrëveshje me SPS-në dhe SPO-në, e cila është përfundimtare, ndërsa pritet që koalicionit t’i bashkëngjiten edhe tre deri në katër parti.
Nga propozimi për listë të përbashkët që e ka propozuar SNS, siç dihet më herët kanë hequr dorë Stojança Arsiq dhe SDS, të pakënaqur me propozimin.
Me arritjen e këtij koalicioni dhe paralajmërimet e Stojança Arsiqit dhe kryetarit të SNS-së, Nenad Mitroviq, atëherë siç qëndrojnë gjërat aktualisht, serbët e Bujanocit do të mund të dalin me tre lista zgjedhore.
Në përbërjen aktuale të Kuvendit Komunal të Bujanocit, të gjithë paritë serbe kanë 11 këshilltarë dhe janë në koalicion qeverisës me Partinë Demokratike dhe Lëvizjen për Progres Demokratik./Titull.com/