Pyetja e domosdoshme, për vendimin e duhur
Të gjithë mund të kemi një jetë të bukur dhe të lirë, mirëpo këto i harrojmë, lakmia për pushtet e ka helmuar shpirtin e politikanëve tanë, që për poena politik janë në gjendje edhe të derdhin lot krokodili, e neve na kanë bërë të biem në gropë të varfërisë, e dëshpërimit.Shkruan : Kastriot Jakupi
Të dashur të rinj, ju që për herë të parë do ta keni kënaqësinë dhe mundësinë të vendosni vet për fatin tuaj dhe të shoqërisë, si dhe ju të gjithë ju që njerëz të vullnetit të mirë, të cilët jeni lodhur me gënjeshtrat, mashtrimet dhe premtimet e paskrupullta të pushtetarëve, si dhe njerëzve që interesin personal e kanë mbi të gjitha.
Tani në qoftë se unë nuk do të shkruaj dhe flas në mënyrë frymëzuese dhe me shpresa për të ardhmen, atëherë si unë po edhe shumë të tjerë do të pyesin se përse po ju drejtohem juve.
Në këtë moment si asnjëherë më parë të gjithë jemi të vetëdijshëm se në çfarë gjendje ndodhemi, dhe se çfarë duhet të ndërmarrim.
E dashur rini po iu drejtohem juve së pari, sepse ju jeni ardhmja jonë, mirëpo para së gjithash ju jeni e tashmja sepse, ju jeni promotor të lëvizjes tonë, ju që tani keni shansin ta ndryshoni vendin tuaj dhe timin, nga ky terr i kapluar. Ju jeni ata që do ti thoni stop mashtrimeve dhe gënjeshtrave për 2000 vende pune, e për hapje të fabrikave. Kur për juve nuk mund të bëhet zgjidhje për njohjen e diplomave, për vazhdimin e studimeve, sepse ju tani gjendeni në një udhëkryq dhe nuk dini nga t’ja mbani: T’i vazhdoni studimet? Por çka të studioni kur dihet se çka po ndodh pas studimeve, prap rezultati 0, apo ti drejtoheni jetës së perëndimit? Kjo ndoshta do të ishte zgjedhje shumë e lehtë sa i përket çështjes financiare, por çka tutje? Kujt do t’ja lëmë këtë vend amanet? Do t’ja lehtësojmë punën gënjeshtarëve të vazhdojnë avazin e tyre, apo të vendosim të mbetemi këtu dhe vetë ne ta marrin fatin tonë në duart tona. Kjo është çështja që duhet ta mendojmë shumë mirë.
Të dashur njerëz të vullnetit të mirë, ju që jeni dëshmitarë i gjendjes tonë të mjerueshme, ju që keni përjetuar e po përjetoni momente tejet të vëshitra, ju që po përjetoni largimin nga puna e fëmijëve si dhe të afërmëve tuaj, ju që po përjetoni mohimin e kombit tuaj, e shumë çka tjetër që vështirë të përshkruhet në këtë moment delikat, është momenti që ne ti përvilemi punës, të marrim punën me seriozitet që të ndryshojmë Komunën tonë, Luginën nga rreziku i njerëzve që vetëm paranë dhe interesin e tyre personal e kanë mbi gjitha, për popullin, nevojtarët, rininë tonë të shenjtë fare nuk kanë dert, duke mos i harruar edhe serialin komik me libra, nga i cili po pëson vetëm nxënësi dhe arsimtari më i sinqertë. Tash pyetjet që na vijnë në mend janë : A meritojmë të mashtrohemi më? A meritojmë të biem në gjumë e mos të brengosemi aspak? A duhet t’i shtrëngojmë dhëmbët dhe t’i përvilemi punës? Mendoj se po tani ose kurrë, sepse nuk kemi ku të shkojmë më keq, më besoni se jemi mbështetur për muri, dhe se nuk kemi mbështetje nga askush.
Të gjithë mund të kemi një jetë të bukur dhe të lirë, mirëpo këto i harrojmë, lakmia për pushtet e ka helmuar shpirtin e politikanëve tanë, që për poenë politik janë në gjendje edhe të derdhin lot krokodili, e neve na kanë bërë të biem në gropë të varfërisë dhe dëshpërimit.
Këto janë pyetje të vështira, mirëpo vendimi dhe përgjigja ndaj këtyre pyetjeve janë të domosdoshme.
Më besoni se është tepër e rrezikshme që unë dhe shumë të drejtë të kemi të drejt, kur pushteti është gabim.
Autori është Magjistër i shkencave juridike, njëherit anëtar i Kryesisë së degës së PVD-së në Bujanoc