Semimaturantët të jenë të vëmendshëm në përzgjedhjen e drejtimeve (Video)
" Sfidat e arsimit të mesëm" ka qenë tema e bashkëbisedimit e cila është diskutuar në emisionin e radhës të televizionit Spektri të transmetuar të premtën në mbrëmje.Rreth kësaj çështjeje kanë elaboruar drejtori i Shkollës së Mesme “ Sezai Surroi “, Zejni Fejzullahu dhe profesori pranë këtij institucioni arsimor, Valton Sulejmani.
Bashkëbiseduesit janë fokosuar sidomos tek regjistrimi i semimaturantëve në shkollë të mesme duke i bërë thirje atyre që të zgjedhin drejtimet adekuate të cilat më pas u përgjigjen edhe për shkollimin universitar, ndërsa të njejtën gjë e kanë kërkuar edhe nga prindërit.
“ Përfaqësuesit e Shkollës “ Sezai Surroi “ kanë paraqitur ofertën e profileve ekzistuese për regjistrim nëpër shkollat fillore dhe se kjo gjë është mirëpitur nga semimaturantët të cilët kanë shfaqur interesim të theksuar në këtë drejtim “ , kanë pohuar Fejzullahu dhe Sulejmani.
Në emision është folur edhe për suksesin e nxënësve, mungesat, ekskursionin vijues dhe mbrëmjen e maturës.
Poashtu, gjatë këtij emisioni nuk janë lënë anash pa u përmendur edhe dëmtimet e inventarit të shkollës si dhe përzierja e politikës në shkollën e vetme të mesme me mësim në gjuhën shqipe në komunë të Bujanocit./Titulli.com/