Lokale
Semimaturantë nga Lugina në kampingun veror në Turqi
10 semimaturantë nga Lugina e Preshevës kanë udhëtuar për në Turqi në kampingun veror.
Ky aktivitet është organizuar nga Forumi Rinor Islam, në përkrahje dhe financim të Shoqatës “Besader” nga Turqia.
Kryetari Kuvendit të Forumit Rinor Islam Zejnulla Dauti, për Titullin ka thënë se të drejtë pjesëmarrje në këtë vizitë verore kanë pasur të gjithë nxënësit e paraqitur në Forumin Rinor Islam me sukses të shkëlqyeshëm gjatë vijimit të mësimit të rregullt në vitin shkollor 2012/2013.
Dauti ka bërë të ditur se pjesëmarrës në këtë aktivitet do të jenë edhe bashkëmoshatarët e tjerë nga vende të ndryshme të rajonit si Kosova, Maqedonia, Kroacia, Mali i Zi, Bosnje e Hercegovina e të tjera.
Nisja për në kampingun veror në Turqi është bërë në mënyrë të organizuar me autobus. Nxënësit do të kenë mundësi të qëndrojnë dhe vizitojnë për 10 ditë vende të ndryshme të Turqisë në këtë aktivitet veror.
Shoqata “Besader” nga Turqia është partnere e Forumit Rinor Islam nga Lugina e Preshevës, ku me financimin e kësaj Shoqate së bashku janë realizuar një numër i konsiderueshëm i projekteve të ndryshme./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!