Selimi: Ministria e Punëve të Jashtme dhe ajo e Drejtësisë së Kosovës  do të jenë një krah i fort i Preshevës (video)
Lokale

Selimi: Ministria e Punëve të Jashtme dhe ajo e Drejtësisë së Kosovës do të jenë një krah i fort i Preshevës (video)

09.Jul.2020 12:26
0

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla dhe Ministri i Drejtësisë, Selimi Selimi po qëndrojnë në Preshevë të cilët u pritën nga kryetari i komunës, Shqiprim Arifi dhe bashkëpunëtorët e tij, shkruan Titulli.com.

Në një konferencë për gazetarë ministrja Stublla tha se po përcjellin me kujdes gjendjen e shqiptarëve në këtë pjesë dhe se trajtimi i pakicës shqiptare duhet të jetë i ngjashëm me trajtimin e pakicës serbe në Kosovë.

Selim Selimi, ministër i Drejtësisë në Kosovës theksoi se Presheva nuk është në pozicion të mirë sepse është lënë anash për shkak të shumë çështjeve politike.

Ai theksoi se Ministria e Punëve të Jashtme dhe ajo e Drejtësisë së Kosovës  do të jenë një krah i fort i Preshevës, raporton Titulli.com.

Kryetari I komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi tha se me delegacioni e Kosovës ka biseduar rreth sinkronizimit dhe bashkërendimit të politikave rreh pandemisë dhe fazës finale të dialogut.

Kjo ishte vizita e parë e qeverisë Hoti të realizuara në komunën e Preshevës./Titulli.com/

(Fotografi të marra nga profili në Facebok Selim Selimi)

Ministrat e Kosovës arrin në Preshevë, fillojnë me homazhe tek vendi i lapidarit të UÇPMB-së (video)
Ministrja Stublla: Reciprocitet mes komunitetin serb në Kosovë dhe atij shqiptar në Luginë të Preshevës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration