Sekretari i presidentit: Zgjedhjet lokale dhe parlamentare në Serbi më 26 prill
Lokale

Sekretari i presidentit: Zgjedhjet lokale dhe parlamentare në Serbi më 26 prill

03.Feb.2020 00:12
0

Qytetarët në Serbi do të dalin në votime për zgjedhje lokale dhe parlamentare më 26 prill të këtij viti, njofton TV ”Prva” duke u thirrur në burimet  e veta.

Nikola Selakoviq, sekretar i përgjithshëm i presidentit të shtetit ia ka vërtetuar këtij mediumi këtë deklaratë, transmeton Titulli.com.

Ai u shpreh se qytetarët do të vërtetojnë legjitimitetin absolut zgjedhjeve dhe se ata që merren me politikë zgjedhjet janë mundësi  e mirë që të vërtetohet besimi qytetarë në ide dhe programet që ofrohen.

Në komunën e Bujanocit zgjedhjet lokale do të mbahen paralel më atë parlamentare ndërsa në Preshevë dhe Medvegjë do të votohet vetëm për ulëse në parlamenatin e  Serbisë sepse në këto dy komuna janë mbajtur zgjedhje të parakohshme me mandate 4 vjeçar.

Sipas të dhënave të komisioneve komunale zgjedhore në komunën e Preshevës për zgjedhjet e 24 prillit të vitit 2016 kishin të drejtë vote 37474 votues ndërsa në komunën e Bujanocit 42.288 qytetarë me të drejtë vote./Titulli.com/

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration