Sekretari i Këshillit Kombëtar Shqiptar: Shkëmbimi i territoreve mes Veriut dhe Luginës  s'ka çmim
Lokale

Sekretari i Këshillit Kombëtar Shqiptar: Shkëmbimi i territoreve mes Veriut dhe Luginës s'ka çmim

08.Feb.2017 13:07
0
Lidhur me temën e fundit të përfolur për shkëmbim territoresh mes Veriut të Kosovës dhe Luginës së Preshevës ka reaguar edhe sekretari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enver Mehmeti që përfaqëson institucionin më të lartë të pakicës shqiptare në Serbi.

Ai është shprehur se për këtë temë duhet biseduar dhe se  Kosova nuk duhet kërkuar e para por se duhet një ndërmjetësim me dyer të mbyllura të shpaloset vetëm nëse ka marrëveshje shtet me shtet, ndërrim komuna me komuna, shkruan Titulli.com.

“Pasmi probleme më të mëdha të ujit e punësimit ,vërtet askush nuk mund të ja humbë vlerën këtyre por asnjëherë këto nuk mund të krahasohen e as nuk e zëvendësojnë lirinë e jetën në shtetin tënd dhe se kjo s’ka çmim as me fabrika as me asnjë standard tjetër”, ka theksuar Mehmeti.

Sipas tij arsyetimi i disa pushtetarëve lokal  se shqiptarët e bashkuar në Evropën e bashkuar është orientimi i tyre është vetëm një deklaratë për konsum të brendshëm dhe se nuk humb asgjë Lugina e Preshevës nëse shprehet pro tezave të shkëmbimit.

“Çfarë humbë Lugina me kundërshtua këtë. Humbin vetëm shqipfolësit përndryshe fitore më të madhe e më të mirë për Luginën e Ballkanin nuk ka, zgjidhje e qëndrueshme afatgjatë dhe si vërtet e vetme pasi gjitha eksperimentet tjera dështuan, fundja edhe Unioni Evropian pranimin shteteve e bën pasi të zgjidhen mosmarrëveshjet kjo është edhe në interesin e tyre”, vlerësoi Enver Mehmeti./Titulli.com/

Fillojnë hetimet e para të qeverisjes së Ragmi Mustafës në Preshevë (video)
"Fludi" nga Presheva pjesëmarrëse në panairin e pijeve në Rusi
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration