Samet Arifi lihet i lirë, mbrojtja vazhdon
Lokale

Samet Arifi lihet i lirë, mbrojtja vazhdon

06.Feb.2014 23:52
0
Me vendim të gjykatësit hetues të Gjykatës së Lartë në Vranjë, sot është liruar nga paraburgimi Samet Arifi (35) nga Tërnoci, informacioni është konfirmuar për media edhe në administratën policore në Vranjë. Samet Arifi ishte dyshuar se ka ndihmuar personat që kanë shkelur me makinë policin Goran Gjorgjeviq, në rrugën qarkore të Bujanocit, në afërsi të fshatit Tërnoc, dhe për këtë arsye ishte mbajtur në burgun e Qarkut në Vranjë që nga 25 dhjetori i vitit të kaluar. Burimi i portalit Titulli njofton se Samet Arifi është liruar për t’u mbrojtur në liri me mbikëqyrje të detyrueshme elektronike. Për më tepër, Arifi ishte vetë dorëzuar në stacionin policor pasi në ndërgjegjen e tij ndjente pafajësinë. Në të njëjtin burg ku qëndroi i sapo liruari, u mbajt edhe i ndjeri Reshat Bajrami (41) nga Tërnoci, i cili për rastin në fjalë dyshohej se ishte bashkudhëtar në makinën Audi që shkeli për vdekje policin serb. Kjo nuk arriti asnjëherë të konfirmohej, përderisa i ndjeri, sipas familjarëve, deri në frymën e fundit, në vdekjen që pësoi në këtë burg të Vranjës, nuk pranoi se ishte pjesëmarrës në këtë aksident me fatalitet. Polici Goran Gjorgjeviq, nga Kërshevica e komunës së Bujanocit humbi jetën pasi një makinë Audi me targa të Zvicrës nuk iu bind urdhrave të tij për të ndaluar, duke shkelur mbi policin, i cili ndërroi jetë më vonë në spital. Nga rasti i aksidentit kanë kaluar mëse tre muaj, ndërsa policia ende nuk ka arritur ti kap autorët e kësaj vepre. Zyrtarët policorë disa herë kanë deklaruar se kryesit e veprës gjenden në territorin e Kosovës./Titulli.com/
Qytetarët e Luginës mbeten “peng” në Kosovë?
Shkarkohet ndihmëskryetari i Medvegjës se vizitoi Obiliqin dhe Mitrovicën, reagon LPD
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration