Salihu: Serbia nuk po tregon vëmendjen ndaj shqiptarëve në Luginë
Përfaqësues të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, konsiderojnë se problemi i shqiptarëve në Luginë është politik, ndërkohë që zgjidhjen e tyre e shohin përmes vazhdimit të dialogut me qeveritarët e Serbisë.Sami Salihu, kryetar i Kuvendit në Preshevë, ka thënë se Serbia nuk po tregon vëmendjen e duhur ndaj shqiptarëve në Luginë, por ne do të insistojmë që të drejtat tona të realizohen, njofton televizioni publik.
Kryetari i Bashkimit Demokratik të Luginës, Skender Destani, ka akuzuar qeveritarët serbë për neglizhencë të kërkesave të shqiptarëve.
I pari i Këshillit të të Drejtave të Njeriut në Luginë, Belgzim Kamberi, ka kërkuar një presion më të madh të Tiranës zyrtare karshi Beogradit, në mënyrë që të përmirësohet gjendja e shqiptarëve në Luginë.