Salihu: Presim vazhdimin e seancës, Presheva drejt zgjedhjeve të parakohshme?
Kuvendi komunal i Preshevës ka dështuar në mugesë të kuorumit për vazhdimin e seancës së 5-të, e cila ishte caktuar të mbahet për ditën e sotme.Kryetari i këtij institucioni vendimarrës, Sami Salihu tha se ka qenë obligim moral dhe kushtetues të thirrë seancën në bazë të rregullores.
“Sekretaria e kuvendit komunal ka njoftuar këshilltarët dhe data 24 është afati i fundit i mbajtjes së seancës së kuvendit komunal”, është shprehur Salihu.
Ai tha se nesër pritet vazhdimi i seancës nga koalicioni qeverisës lokal i Preshevës.
Nëse deri më 24 gusht nuk mbanë seancë kuvendi komunal i Preshevës atëherë në bazë të ligjit për vetadmnistrim lokal do të caktohet organi i përkohshëm duke i hapë rrugë zgjedhjeve të reja të parakohëshme./Titulli.com/