Salihu përkrah me Erion Veliajn: Parku i qytetit do të përfundojë deri në fund të vitit
Kryetari i Kuvendit të Preshevës, Sami Salihu gjatë vikendit ka marrë pjesë në gjysmë maratonën, Tirana 2019-të, me këtë rast Salihu ka shpërndarë në rrjetet sociale një video me kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Në videon në fjalë Veliaj premton se deri në fund të vitit fondet për parkun e qytetit në Preshevë do të kalojnë edhe në Këshillin e bashkisë së Tiranës. “Jemi në maratonën e Tiranës, ka shumë kauza të bukura, një ndër to është edhe parkun që kemi premtuar në Preshevë. Jemi zotuar ta kalojmë në Këshill Bashkiakë këtë vit edhe ndoshta një ditë themi maratona e Preshevës dhe vijmë tua urojmë aty” – deklaroi Veliaj.
Ndërkohë postuar me videon kryetari i Kuvendit të Preshevës shkruan se është lajmi pozitiv për qytetarët e Preshevës. “Gati për gjysmë maratonën Tirana 2019! Me një lajm pozitivë për Preshevën nga kryetari i Bashkisë z.Erion Veliaj. Ka një kauzë për Preshevën për vitin 2019 ju ftojë t'a ndiqni videon e shkurtër” – shkruan Salihu.