Salihu për ditën e Evropës: Shqiptarët e Luginës së Preshevës në një situatë të palakmueshme
Kryetar i kuvendit komunal të komunës së Preshevës, Sami Salihu për ditën e Evropës- 9 Maji ka vlerësuar se shqiptarët e Luginës së Preshevës akoma gjenden në një situatë të palakmueshme.
Postimi i tij i plotë në Facebook:
Sot e gjithë Europa feston 9 Majin, ditën e paqes dhe bashkimit në Europë, ditë kur u hoqën barierat, qoftë ato ekonomike por edhe ato të lëvizjes së lirë si dhe ditës kur mendësia dhe mentaliteti europian triumfoi mbi çdo lloj tjetër mendësie.
Presheva, por veçanërisht shqiptarët e Luginës së Preshevës akoma gjenden në një situatë të palakmueshme, qoftë në aspektin social, qoftë atë ekonomik e material, duke i diskriminuar konstant nga politika joeuropiane të shtetit ku jetojmë.
Është kjo ditë kur ne si përfaqësuesit politik të Luginës por edhe përfaqësuesit politik mbarë shqiptarisë i kujtojmë e rikujtojmë shteteve të BE-së që ne shqipëtarët jemi brum i popujve të Europës dhe që sa më shpejt duhet të jemi pjesë e familjes së madhe Europiane!