Salihu: Nuk kemi të rinj në Bujanoc me ide në fushën e kulturës
Lokale

Salihu: Nuk kemi të rinj në Bujanoc me ide në fushën e kulturës

18.Jul.2017 11:24
0
Në një tryezë të rrumbullakët të organizuar në shtëpinë e kulturës u vlerësua se problemi kryesorë i rinisë në Bujanoc është papunësia.

Boban Pavloviq, ndihmës i kryetarit të komunës së Bujanocit theksoi se problem i papunësisë është shqetësues për rininë .

“Problem është sit ë mbajmë rininë dhe ti sigurojmë vende të punës. Të rinjtë ikin dhe numër i vogël kthehen”, deklaroi Pavloviq.

Ndërsa Rahim Salihi përfaqësues i administratës komunale në Bujanoc u shpreh se qeverisja lokale ka angazhuar  55 të rinj për punë praktike .

“Përmes subvencioneve për ndërmarrësit e rinj  provojmë ti ndihmojmë të rinjtë që kanë ide të reja por fatkeqësisht nuk ka shumë të rinj që angazhohen në aktivitetet kulturore”, tha Salihi.

Kjo tryezë është organizuar nga Qendra për Edukim dhe Zhvillim në Jug të Serbisë projekt që merret me kërkesat e të rinjve në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë./Titulli.com/

Dikush po keqpërdorë vulën e UÇPMB-së për statusin e veteranit në Kosovë?
Iniciohet grupi për reforma brenda PDSH-së të Ragmi Mustafës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration