Salihu: Nuk ka koalicion PVD-UDSH-LR-PDSH, nuk i frikohem presioneve
Në komunën e Preshevës së fundmi kanë qarkulluar zëra se koalicioni qeverisës është në rrezik duke aluduar se partneri kryesorë shqiptar LR-PDSH i ka zbehur raportet me udhëheqjen komunale.
Titulli.com ka kontaktuar Sami Salihun dhe Armend Aliun lidhur me gjendjen politike të bashkëpunimit mes tyre.
Sami Salihu i kontaktuar nga Titulli.com tha se cila është e vërteta rreth asaj se po punohet në krijimin e një koalicioni të ri nga PVD, UDSH dhe LR-PDSH, ai i përgjigj se nuk është e vërtetë.
Ndërsa për presionet që flitet ti kenë bërë paritë opozitare Sami Salihu në punimet e kuvendit komunal ai tha duke qeshur se unë jam me “Vetëvendosjen”.
Redaksia jonë kontaktoi edhe përfaqësuesin e APN-së, Armend Aliun i cili është edhe zëvendëskryetar i komunës së Preshevës nuk deshi të komentoj këto muhabete rreth prishjes së koalicionit.
Jo zyrtarisht mësohet se presionet e fundit nga këshilltarët opozitarë që po i bëhen kryetarit të kuvendit komunal në Preshevë, Salihu në punimet e seancës me qëllim të largimit të tij nga bashkëqeverisja me Alternativën për Ndryshim dhe formimi i koalicionit të ri PVD-PDSH dhe LR-PDSH./Titullio.com/