Salihu: Largohuni nga pijet e gazuara gjatë temperaturave të larta, të vishemi hollë
Doktor Adnan Salihu në shtëpinë e shëndetit në Bujanoc, gjatë një bisede për portalin Titulli.com tregoi për gjendjen dhe kërkesat gjatë këtyre ditëve me temperatura të larta që po mbizotëron në vendin tonë.Sipas Salihut rastet më të shpeshta të pacientëve që kërkojnë ndihmë mjekësore janë të atyre me sëmundje kronike si ata të cilët vuajnë nga tensioni i lartë ata pacient me diabet ata që vuajnë nga zemra dhe ata me sëmundje kronike të mushkërive.
“Simptomat e këtyre komplikimeve janë kryesisht plogështia, këputja marramendja por megjithatë nuk është ndonjë numër rekord i pacientëve që do të thotë nuk është ndonjë gjendje alarmante”, është shprehur Salihu.
Ai apelon se duhet me qenë shumë t kujdesshëm dhe vigjilent ndaj ushqimeve që konsumojmë sidomos ti qëndrojmë larg ushqimeve të shpejta e të konsumohen më shumë pemë perime, ujë pa gazë, çaj e jo pije të gazuara.
“Kujdes duhet të kenë pacientët me tension të lartë ndaj ekspozimit në diell sepse mund t’u bie tensioni andaj është e nevojshme ta kontrollojnë shtypjen e gjakut dhe të konsultohen me mjekun por gjithashtu edhe ndaj veshjes duhet të kemi kujdes të vishemi hollë dhe me rroba pambuku”, theksoi doktori Adnan Salihu./Titulli.com/