Salihu: Kemi bërë të gjitha përgatitjet për pastrimin e rrugëve nga bora
Rahim Salihu, kryeshef i investimeve kapitale në një intervistë për Titulli.com deklaroi se ne kanë shpall ofertuesin më të mirë i cili është “Saba Bellça” dhe këtë vit sipas tij nuk pritet të ketë probleme pasi besojmë se mirëmbajta do të jetë në kohë dhe saktë.
Ai më tej shton se në planin që kanë bërë tani kanë inkuadruar të gjitha rrugët e komunës së Bujanocit për pastrim.
“Ne kemi bërë shpalljen e tenderimit dhe kemi përzgjedh ofertuesin më të mirë i cili plotëson kushtet që është “Saba Bellça”. Po ashtu sot do ta prezantojmë edhe planin detaj për mirmbajtjen e rrugëve për sezonin e reshjeve të dimrit. Të gjitha rrugët janë të inkuadruara në planin për mirëmbajtje të borës. Dhe ne presim që në momente kur është e nevojshme të bëhen ndërhyrje në rrugët e komunës së Bujanocit ne do të pastrojmë borën, me pak fjalë kemi bërë të gjitha përgatitjet për këtë dimër” – tha Salihu.